ARTISTE TE SEZONIT

Carsten-Holler-web-ok

Alban-Muja

Peter-Kogler_cvr

thomas_demand-web-ok

Olson-Lamaj

Vigan-Nimani_cvr

philippe-web-ok

Flaka-Haliti_cvr

Laurent-Mareschal

Nathan-Coley_cvr

Pjerin-Kolnikaj

KURATORE

Zef Paci

Luka Mjeda

Dhurata Thanasi

Dhurata Thanasi Daneri  është diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës , si dhe në degën e  Inxhinierisë Agro-Mjedisore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ajo zotëron  një Master në Politikat Publike dhe Administrimit të Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest (CEU), si dhe ka marrë kryer studime pas universitare në Universitetin e Harvardit, “Kennedy School of Government”.

Ajo aktualisht punon si eksperte në zhvillimin e qeverisjes lokale në zonat rurale dhe ka përvojë pune  gati 15 vjeçare me Agjensitë e OKB-së si UNDP, UNOPS-it , WHO d, si dhe Fondacionin SOROS, Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Kosovë, Itali, Azi dhe Afrikën e Veriut.

Zonja Thanasi është e apasionuar pas fotografisë, një pasion i lindur gjatë punës së saj me misione humanitare në zonat e konflikteve etnike dhe varfëri të skajshme.

Erzen Shkololli

Erzen Shkololli është artist dhe kurator. Drejtor i Fondacionit “Unë e du Kosovën” në Prishtinë, Kosovë. Gjithashtu, këshilltar kuratorial për documenta 14.

Ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri më 2015. Në vitin 2013, Shkololli ishte komisioner i prezantimit të parë të Republikës së Kosovës në edicionin e 55- të Bienales së Venecias. 

Nga viti 2003 deri më 2007 mbajti pozitën e drejtorit artistik në Institutin e Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë, një iniciativë e shkëmbimit në Kosovë, e cila e transformoi skenën kulturore vendase.

Praktika e tij artistike përdor ritualet dhe folklorin vendas për të tërhequr vëmendjen te situata specifike socio-politike dhe është ekspozuar ndërkombëtarisht në muze, siç janë Van Abbemuseum, Eindhoven; Centre Pompidou, Paris, dhe Fridericianum, Kassel.

Shkololli organizoi Ekspozitën e Kontakt Art, të titulluar “Thirty One” (Tridhjetë e një) dhe kuruar nga Hans Ulrich Obrist e Petrit Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës (2015). Ishte kurator i “Thirty Years After: Šejla Kamerić” (2015), “Sokol Beqiri: Retrospektivë” (2014), “Simon Shiroka: Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare në Tiranë (2014) dhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës (2013); bashkëkurator i ekspozitës “Engjëll Berisha – Befre: Retrospektivë” (2013) dhe “Grafika” nga koleksioni i GKK-së (2013). 

Nga viti 2008 deri më 2009 ishte përfitues i Bursës së DAAD-së për Artistët në Rezidencë. Nga viti 2003 është anëtar i Parlamentit Europian të Kulturës. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Alketa Misja

Alketa Misja ka lindur në Tiranë 1971. Ajo është diplomuar si arkitekte urbaniste në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit Tiranë, në vitin 1995.  Nga viti 1995 deri 2007 ka punuar si petagoge e brendëshme pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në lëndët e Planifikimit Urban, si dhe petagoge e jashtme në lëndën e Organizimit Territorial në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Gjeografisë, Universiteti i Tiranës.  Ka kryer studime pasuniversitare në Roterdam, Oxford, në fushën e planifikimit dhe menaxhimit urban dhe Master Menaxhim Biznesi (MBA) pranë Fakultetit të Ekonomisë, Tiranë. Alketa filloi të interesohej për fotografinë në vitin 2008, me fotografinë e arkitekturës dhe fotografinë urbane. Ka kryer studime mbi fotografinë profesionale nw Institutin e Fotografisw nw New York dhe është vlerësuar me cmime fotografike ndërkombëtare.  

EKSPOZITA/PREZANTIME FOTOGRAFIKE

Roland Tasho

Virginie Caquot

Virginie Caquot, e lindur në veri të Francës, u diplomua për Shkenca Humane. Fillimisht punoi si mësuese e më pas iu dedikua fotografisë, të cilën e praktikon prej 20 vjetësh. Pas tre viteve në Brazil (2012 – 2015), aktualisht jeton e punon në Tiranë, si fotografe e pavarur.

Tami Notsani

E lindur në Haifa më 1972, Tami Notsani jeton e punon në Paris dhe Izrael. Ajo u diplomua nga Fresnoy në Turcoing dhe në Akademinë e Arteve të Bukura Bezalel në Jeruzalem. Artistja ekspozon rregullisht në Francë dhe jashtë saj. Ekspozitat e fundit janë shfaqur në Mamco – Gjenevë, Nuit blanche – Paris, MNHA, Luksemburg, Muzeu i Artit Ashdod – Izrael, MUCEM – Marsejë 2013. Notsani ka marrë pjesë në disa rezidenca artistësh dhe është nderuar me çmime të shumta. Puna e saj është pjesë e disa koleksioneve në Europë, SHBA dhe Izrael.

Praktika e artit tim fotografik është e rrënjosur në portrete dhe peizazhe. Duke zbuluar marrëdhënien mes identitetit, kulturës, territorit dhe vendit, më së shumti dokumentoj imazhe nga ngjarjet, përvojat dhe pasazhet e jetës.

Qofshin vende të njohura apo familjare, të frymëzuara nga njerëzit dhe ajo që i rrethon, arrij ta kuptoj menjëherë, ndaj shumë nga projektet e mia ndjekin transformimin e subjektit për një periudhë të gjatë kohe. Eksplorimi i imazhit fotografik, fotografimi dhe përsëri fotografimi i të njëjtit subjekt herë pas here, zbulon një gjendje themelore njerëzore në një shoqëri gjithnjë në ndryshim.

 Duke filluar nga pamjet arkivore të ditëve të shkuara ose nga fotografitë tradicionale dhe filmi, te mediat e sotme digjitale dhe aplikacionet e tyre të ndryshme sociale, aksesi i publikut gjithashtu, pyes veten se si ne i shkëmbejmë, i publikojmë dhe i ndajmë imazhet personale në lidhje me hapësirën publike e private, dhe se si ndikon kjo në mënyrat se si i përcjellim imazhet rreth asaj se kush jemi dhe prej nga kemi ardhur.Punimet e mia të fundit shfaqin performanca pjesëmarrëse dhe instalacione, ku spektatorët bëhen pjesë aktive në zhvillimin e projektit.

ARTISTE TE TJERE

Helidon Haliti

Atanur Dogan

Ben Kamili

La Fe

Olga Litvinenko

Krasimir Todorov

You Mee Park

Irma Nika

Amit Kapoor

Selma Todorova

Liu Yi

Igli Arapi

Besnik Xhemali

Oltsen Gripshi