ORNELA VORPSI

→ Ornela Vorpsi

• PROVIDENCE | 11 PRILL 2018 → 30 QERSHOR 2018

ornela

COD HAP SEZONIN 2018-2
EKSPOZITA “PROVIDENCE”, ORNELA VORPSI

Tiranë, 11 prill 2018 – COD hapi sezonin e dytë të 2018-s, me ekspozitën “Providence” të artistes Ornela Vorpsi. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri z. Edi Rama, përfaqësues të institucioneve të kulturës, artit, medias, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Ceremonia u hap me fjalën e kuratorit të kësaj ekspozite, z. Genti Gjikola, i cili u shpreh se “Ekspozitën në vetvete mund ta quajmë një mid-career retrospective, një retrospektivë e mesit të karrierës artistike, dhe do e cilësoja si një “gesamtkunstwerk”, (vepër totale arti) sepse përmbledh shprehje të saj në teknika të ndryshme që nga vizatimi, piktura, instalacioni, fotografia dhe video.” Në prezantimin e punëve të artistes, Gjikola vlerësoi se “vepra pamore e artistes Ornela Vorpsi ka si themel botën sensuale, emocionale dhe-sipas tij- në kontrast me shumicën e artit konceptual e bashkëkohor, shprehet përmes një strukture të qartë e ritmi të balancuar”…. lexo te plote