Olson Lamaj

Veprat e Olson Lamaj veprojnë në kontekste reale për të hutuar ose të krijuar çrregullim, duke joshur  dhe hipnotizuar shikuesin. Hulumtimi i tij mund të quhet “i huazuar”, ku imazhet dhe situatat që i përkasin komunitetit janë ri-përpunuar duke u kthyer reflektime mbi natyrën ekzistenciale njerëzore.  Ose ato përfaqësojnë një lloj kritike institucionale, pa ndonjë gjykim në dinamikën sociale dhe kulturore të mjedisit ku ekspozohen punimet.

Larg nga të qenit nostalgjik apo të përvajshëm, në thelb ai vepron  më tepër si një luftëtar sesa si viktimë. Në punën e tij ka gjithmonë një element tipik të parodisë, dhe kjo paraqet qëndrimin e Lamaj të shprehur në një mënyrë të ngjashme me një “buzëqeshje/zgërdheshje” në vend të së qeshurës. Duke theksuar paqartësinë ose dy fytyrat e të njëjtës ‘monedhë’, në punimet e tij ai përdor fotografinë, videon ose instatacionin. Por janë thjesht mjete funksionale për të përcjellë një mesazh e jo pjesë strukturore të praktikës së tij.

Në vitin 2012 Lamaj ishte njëri prej bashkë-themeluesve të Miza Gallery, një hapësirë e drejtuar nga artistë në zemër të Tiranës që shërben si një si njëvitrine ekspozimi  për artistët e rinj shqiptarë për të pritur dhe për të zhvilluar projekte artistike, leksione  për të nxitur dhe rritur debatin për skenën e artit bashkëkohor shqiptar.