Flaka-Haliti

“Duke qëndruar pezull”
 Perde mëndafshi
(Perde në mëndafsh me reflekse ngjyrë gri, të verdhë dhe të bardhë, 200X650 cm Kortezi e artistes)

 

 

Qëllimisht, për shkak të vetë thjeshtësisë së punimit, ai reduktohet në titull dhe në formën e vet përfaqësuese estetike. Si e tillë ajo mbart në vetvete mungesën e tejdukshmërisë.

Flaka Haliti (lindi në vitin 1982 në Prishtinë të Kosovës) jeton në Mynih dhe Firence. Haliti ka studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe Städelschule, Frankfurt / M, dhe aktualisht punon për doktoraturën në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Praktika e saj artistike bazohet në ide konceptuale dhe lidhet në analizat e saj kritike ndaj medias e shoqërisë, sipas këndvështrimit së saj të qartë europian. Puna e Halitit është paraqitur në vende si MUMOK, Vjenë; Kunsthalle Vjenë, Vjenë; Lenbachhaus dhe Kunstbau München; 6 Moskë Bienali, Moskë; Galerie für Kunst Zeitgenössische, Lajpcig; Kunstverein Salzburg; Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë; ZKM, Karlsruhe; Haus der Kulturen der Ëelt, Berlin; dhe Portikus, Frankfurt mbi Mein. Në vitin 2015, ajo përfaqësoi Kosovën në Bienalen e 56-të të Venecias. Ajo është fituese e Çmimit Villa Romana 2016, Ars Viva 2016, Çmimit Muslim Mulliqi 2014, Çmimit Henkel Art 2013, 54 – Salon Tetor 2013 dhe Agrikultura e Banka 2009.