peter-cogler

 

Peter Kogler
Lindi në Insbruk të Austrisë në vitin 1959 dhe punon si artist multimedial (shumëdimensional). Në një bisedë me Kathrin Rhomberg në 2014-n, ai pohon:

“Kam qenë gjithnjë shumë i interesuar të di se deri në ç’pikë mund të transformohet arti im pamor apo artistik përmes zhvillimeve teknologjike për t’u përçuar ndryshe. Kjo është diçka tek e cila fokusohem vazhdimisht, çka do të thotë se shpesh duhet t’iu rikthehem veprave të mia. Ka gjasa të jetë pikërisht kjo arsyeja se pse kam vendosur të punoj me një fjalor tepër të reduktuar vizual. Do të isha tepër formal në qasjen time artistike nëse do të kufizohesha në rikrijimin dhe ridimensionimin e artit tim. Përsëritja është një nga metodologjitë për mua. Ashtu siç ndodh në një sërë eksperimentesh, unë provoj dhe testoj variacione të ndryshme të të njëjtit motiv, për të parë se çfarë është ajo që realisht shkon për shtat, ku e në ç’mënyrë, për të gjetur kështu qasjen më të mirë. Kjo është pasqyrë e realitetit të proceseve të mia të punës, veçanërisht kur përdor rrugën teknike.

Një vepër subjektive apo çështje të cilat kanë të bëjnë me unin dalin në plan të dytë nga përsëritja dhe kjo më duket shumë interesante. Kjo i bën gjërat faktike dhe më të hapura. Nëse nuk ka thjesht një version, por 10 apo 50 variante të ndryshme të një motivi apo varianti, atëherë gjithçka që ka të bëjë me të shprehurit bëhet relative.