perino-e-vele

Perino & Vele

Perino & Vele është një dyshe artistike italiane e përbërë nga Emiliano Perino, i lindur në Nju Jork më 1973, dhe nga Luca Vele, i lindur në Rotondi në vitin 1975.

Nga viti 1994 ata kanë jetuar dhe punuar në Rotondi, dhe që nga viti 2015 kanë një studio edhe në Nju Jork. Të njohur për stilin e tyre personal, nëpërmjet të cilit ata përkthejnë imagjinaren e tyre figurative në skulptura dhe instalacione me përmasa të mëdha, ata kanë një ndjenjë të fortë përgjegjësie, e cila shprehet edhe nga materialet e përdorura, midis të cilave preferojnë papiermashenë (papier-mâché: një përzierje brume letre me adeziv, e cila më pas lihet të thahet sipas formës që i jep artisti).

Në vitin 1999 Perino & Vele u zgjodhën nga Harald Szeemann për Bienalen e Venecias. Marrin pjesë në Bienalen e XIII Ndërkombëtare të Skulpturës (Carrara); në Trienalen e Milanos në 2010 dhe në Kuadrinalen e XV në Romë. Ekspozojnë në muze dhe fondacione prestigjioze, duke përfshirë: MEF Museo Ettore Fico dhe Fondacioni Sandretto Re Rebaudengo (Torino); MARCA Muzeu i Arteve në Catanzaro; il Madre – Muzeu i Artit Bashkëkohor në Donnaregina (Napoli); Fondacioni Arnaldo Pomodoro (Milano); MART – Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor në Trento-Rovereto; MACRO (Romë); MAMbo (Bolonja); Qendra Luigi Pecci për Art Bashkëkohor (Prato); Museion (Bolzano); Pinakoteka Kombëtare e Bolonjës; Galeria e Qytetit e Artit Modern GCAM në Spoleto; Qendra e Ekspozitave (Shanghai); Akademia Kombëtare e Pikturës në Kinë dhe Muzeu i Artit Pekini Sot në Pekin; Muzeun dhe Galerinë e Arteve të Birminghamit (Birmingham, Angli).

Punët e tyre gjenden në koleksionet e përhershme të il Madre, MART, të Fondacionit Pino Pascali, të Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Pontecagnano dhe të GAM. Aktualisht ata bashkëpunojnë me Galerinë Alfonso Artiaco (Napoli), Alberto Peola arte contemporanea e Torinos, Anna Marra Art Bashkëkohor e Romës dhe Projektet Cassina në Nju Jork.