- Biblioteka në Tiranë
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
E themeluar në vitin 1920, Biblioteka Kombëtare është institucioni kryesor bibliografik dhe arkivor i librit në Shqipëri. Deri më 31 mars 2015, BKSH numëron në fondet e veta rreth 1 169 767 materiale bibliotekare (libra, periodikë, harta, atlase, mikrofilma e materiale të tjera).Fondi i arkivit të botimeve shqip, i antikuarit, i dorëshkrimeve, hartave si dhe fondi i albano-balkanologjisë përbën pasuri me vlera të mëdha për thesarin e kulturës kombëtare shqiptare e si të tilla, të kulturës europiane.
Orari i Shërbimit: E hënë – e premte: 8:00 – 20:00/ E shtunë, e diel: 8:00 – 14:00
Adresa : Ndërtesa e Re: Sheshi Skënderbej, pranë Pallatit të Kulturës. Përbëhet nga Salla shkencore; Salla e Periodikut; Salla “Paolo Petta”; Këndi Amerikan, Këndi Gjerman.
Ndërtesa e vjetër: Rr. “George Bush”, Tiranë
Kontakt tel: 04 223 843 / 269 954 / 247 482.
Biblioteka e Akademisë së Shkencave
Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka një trashëgimi prej rreth 65 000 vëllimesh periodike.Biblioteka e Akademisë së Shkencave është njësia bazë për dhënien e informacionit mbi produktivitetin shkencor teknologjik dhe risitë, në lidhje me anëtarët e Akademisë: në organet qendrore, në ato kërkimore shkencore, në universitete, në subjektet e interesuara shtetërore e private si dhe në shoqërinë civile. Ajo kryen korrespondencën në lidhje me shkëmbimet e literaturës, brenda dhe jashtë vendit.Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka akses në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë.
Adresa: Sheshi Fan Noli, ngjitur me Parlamentin.
Kontakt tel:04 259 658
Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës
Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka një sipërfaqe prej rreth 700 metrash katrorë.Fondi i saj përmban mbi 76.000 njësi libra, dispensa e disertacione dhe mbi 20 000 njësi periodiku. Literatura është në disa gjuhë: shqip, anglisht, rusisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, etj. dhe përbëhet nga materiale mbi shkencat e natyrës në disiplinat që mbulojnë departamentet e fakultetit: në matematikë, fizikë, kimi, biologji, zoologji, bioteknologji, teknologji, informatikë, si edhe literaturë artistike e të përgjithshme. Biblioteka ka 56 vende studimi në fondin e hapur të librit, 4 vende në mjedisin e skedarëve, 6 vende në fondin e hapur të periodikut.
Adresa: Bulevardi Zogu i Parë, E-mail: petro.luarasi@fshn.edu.al, raimonda.dashi@fshn.edu.al, brunilda.garxenaj@fshn.edu.al
Biblioteka “J. Limprecht” e Fakultetit te Ekonomisë
Biblioteka e FEUT ka një numër prej rreth 15 000 koleksionesh, kryesisht literaturë e huaj që përfshin materiale në fushën e të gjitha degëve të ekonomisë; disertacione të doktorantëve të diplomuar nga Fakulteti i Ekonomisë; në arkiv përfshihen veprat e Leninit, Engelsit, Marksit, broshura të Ramiz Alisë; revista dhe periodikë në fushën e ekonomisë,letërsi artistike dhe enciklopedi ruse. Salla e leximit të bibliotekës ka një kapacitet prej 170 vendesh.
Adresa: Rr.Arben Broci, Fakulteti i Ekonomisë :
E-mail : admin.dega.bibloteke@feut.edu.al
Tel +355 4 23 457 89
Biblioteka e Fakultetit të Historisë e Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja
Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, me sipërfaqe rreth 800 m2, zotëron një fond rreth 150 mijë ekzemplarësh (libra, periodikë, disertacione, punime të masterave shkencorë, harta e atlase) të fushave të ndryshme. Në literaturën e kësaj biblioteke zënë vend të rëndësishëm materiale të fushave të tilla, si: gjuhësi, letërsi, gazetari, histori, gjeografi, trashëgimi kulturore, folklor, psikologji, sociologji. Me ndihmën e Fondacionit “Soros”, në vitin 2001, u krijua salla e studimit me fonde të hapura (me rreth 55 vende studimi.
Adresa: Rruga e Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane.
Kontakt tel: 04 2371 668; 042 369 664. Email: teasula@yahoo.com, liljanatuna@yahoo.com, elvana.dede@yahoo.com, emiljanadino@yahoo.com
Tel: 042 369 664
Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë
Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë ka një fond prej 16501 librash. Literatura e ofruar është në shqip dhe në gjuhë të huaj,nëanglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e rusisht. Pjesa më e madhe, rreth 80 %, është në fushën e drejtësisë dhe pjesa tjetër janë libra historikë, filozofikë, psikologjikë, fjalorë dhe letërsi artistike, gjithashtu ka dhe 1700 periodikë (revista). Këtu futen koleksionet e Fletoreve Zyrtare nga viti 1942 e në vazhdimësi, revista “Drejtësia Popullore” (1948-93), “Studime Juridike” (2000-2013) dhe koleksione të ndryshme revistash juridike.Biblioteka ka dy salla leximi me kapacitet 50-55 vendesh.
Adresa: Rruga “Milto Tutulani”
Kontakt: ylkena_al@yahoo.com, monika.tangu@yahoo.com, ana_nebo@yahoo.com
Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale
Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është bibliotekë universitare, e krijuar në vitin 1996. Si fond i saj fillestar kanë shërbyer donacione nga universitete të huaja.Më pas është vijuar me blerje të botimeve të viteve të fundit nga shtëpi botuese prestigjioze.Biblioteka e fakultetit është mbështetur kryesisht nga donatorë, si:Ambasada Franceze,Fondacioni Soros dhe UNICEF. Salla e leximit ka kapacitet prej 44 vendesh dhe ajo e internetit 15. Orari i shërbimit, nga e hëna në të premte, me përjashtim të festave zyrtare, është 8:00-18:00. Pjesa më e madhe e koleksionit është në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, italisht e frëngjisht.
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”.
Kontakt tel: +355 4 223036
Biblioteka e Universitetit Bujqësor në Kamëz
Biblioteka e Universitetit Bujqësor ishte një prej më të mëdhave e më të pasurave në vend në fushën e saj deri në vitin 1997, kur mbi 250 mijë vëllime të bibliotekës u dogjën gjatë revoltave të atij viti. Biblioteka e re e universitetit ofron rreth 20 mijë vëllime dhe 10 mijë periodikë të specializuar. Biblioteka punon gjatë ditëve të javës, nga ora 08.00-16.00.
Adresa: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Kodër-Kamëz.
Biblioteka e Universitetit të Sporteve
Biblioteka e Universitetit të Sporteve të Tiranës është biblioteka më e vjetër e sportit në Shqipëri. E formuar në vitin 1961, biblioteka përmban material të shumëllojshëm si, libra, gazeta, revista, disertacione, mikroteza, material audiovizual, atlase dhe punë e projekte të studentëve e pedagogëve të këtij universiteti. Biblioteka është e fokusuar në fusha të ndryshme sportive, si volejboll, futboll, basketboll, gjimnastikë, atletikë, not, tenis, danc, etj.
Adresa: Rr. “Muhamet Gjollesha”
Kontakt: biblioteka@ust.edu.al
Biblioteka e Akademisë së Arteve
E themeluar në vitin 1966, Biblioteka e Arteve numëron sot rreth 45 mijë vëllime. Në fondet e saj kjo bibliotekë zotëron materiale të shumëllojshme si libra, parte, dorëshkrime, disertacione, diploma, periodikë, referenca, materiale audiovizuale, literaturë elektronike, etj.
Adresa: Universiteti i Arteve,
Kontakt: +355 4 2 255 72.
Biblioteka Multimediale e Fakultetit të Mjekësisë
Biblioteka e Universitetit tëMjekësisë ka fonde të hapura që shkojnë deri në 76 000 libra dhe rreth 18 000 koleksione revistash.
Adresa: Rruga e Dibrës, nr 307
Kontakt tel: 04 2452 610
Biblioteka Shkencore e Universitetit Politeknik
U shërben studentëve dhe të gjithë të interesuarve të fushës me libra, periodikë, libra të rrallë dhe disertacione të fushës.
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Korpusit të Universitetit të Tiranës.
Kontakt tel: 04 2226 487
Biblioteka e Fakultetit të Inxhinierisë Civile
Adresa: Biblioteka e Fakultetit të Inxhinierisë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Nr.4,
Biblioteka “Silvano Pedrollo” e Inxhinierisë Mekanike
Librat dhe publikimet e universitetit përbëjnë fondin e bibliotekës. Biblioteka ka një sallë leximi dhe mundësinë për të lexuar në pdf online.
Adresa: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Nr.4,
Biblioteka e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave
Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Kontakt: 4 375246/5, Email: info@fgjm.edu.al
Biblioteka e Shkollës së Lartë të Magjistraturës
Adresa: Rruga e Elbasanit te Fakulteti i Gjeologji-Minierave. Kontakt: 04 2488 825
Biblioteka e Kuvendit të Shqipërisë
Biblioteka e Kuvendit të Shqipërisë ka si mision kryesor të mbështesë deputetët, komisionet parlamentare dhe stafin e tyre ndihmës me informacionin që u nevojitet gjatë veprimtarisë së tyre legjislative. Sipas Ligjit Nr. 8576, datë 3.2.2000 “Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” neni 26 dhe 29, Biblioteka e Kuvendit bën pjesë në grupin e bibliotekave speciale. Bazat e të dhënave janë të pajisura me motor kërkimi dhe informacioni i futur në to është lehtësisht i kërkueshëm: me fjalë kyç, me autor, me titull, me fjalë në tekst, me numër ligji, me datë, etj. Kjo ka krijuar mundësinë e dhënies së informacionit në kohë shumë të shpejtë. Në këto baza të dhënash ndodhen rreth 110 000 rekorde.
Biblioteka ka të instaluar programin JURISTI, i cili përmban tekstet e plota të legjislacionit shqiptar të botuara në “Fletoret Zyrtare”, duke filluar nga viti 1991. Programi freskohet vazhdimisht.
Orari: E hënë-E premte 8-16
Adresa: Kuvendi i Shqipërisë, Biblioteka. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë
E-mail: library@parlament.al
Biblioteka e Galerisë Kombëtare të Arteve
Biblioteka e Galerisë Kombëtare është ndërtuar në vitin 1999, si një mundësi me tepër për informimin kulturor artistik të publikut të artit, nxënësve, studentëve, studiuesve etj. Ajo u ngrit me ndihmën e shumë institucioneve dhe organizatave mbështetëse ndërkombëtare dhe përmban rreth 2200 tituj librash, revistash, katalogësh e videokasetash, rreth historisë e teorisë së artit.
Orari: E hënë-E premte 8-16.30
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Kontakt: Tel: +355 4 222 60 33
Biblioteka e OSBE-së në Shqipëri
Biblioteka e OSBE në Shqipëri ka në fondin e saj publikime të ndryshme, dokumente zyrtare, materiale multimediale dhe e-bibliotekën.
Adresa: OSCE Presence in Albania Sheshi “Italia.
Kontakt tel: +355 4 223 5993 -232.
Biblioteka e Qytetit “Studenti”
Kjo bibliotekë ka në përbërje fondin referativ, fondin e periodikut, tetë salla leximi dhe qendrën e internetit, në një sipërfaqe prej 626 metrash katrorë.
Adresa: Rruga Pjetër Budi, Qyteti Studenti.
Kontakt: fluturabardhi@yahoo.com, 068 30 40349
Biblioteka pranë Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare
Adresa: Rruga Him Kolli, nr 13, pranë shkollës “Konferenca e Pezës”
Biblioteka Publike Nr. 2
Aksesi i kufizuar për banorët e minibashkisë nr. 2 të kryeqytetit
Adresa: Rruga“Tefta Tashko Koço”, P2/1, pranë Sheshit “Avni Rustemi”
Biblioteka Publike Nr. 3
Aksesi i kufizuar për banorët e minibashkisë nr. 3 të kryeqytetit.
Biblioteka Publike Nr. 4
Me një fond prej rreth 16 mijë librash e periodikësh të fushave të ndryshme, biblioteka nr.4 i shërben minibashkisë nr. 4 të kryeqytetit.
Biblioteka Publike Nr. 5
Me një fond prej rreth 10 mijë librash e periodikësh të fushave të ndryshme, biblioteka nr.5 i shërben minibashkisë nr. 5 të kryeqytetit.
Adresa: Rruga “Mine Peza”, te Foto Reli.
Biblioteka Publike Nr. 7
Aksesi i kufizuar për banorët e minibashkisë nr. 7 të kryeqytetit.
Biblioteka Publike Nr. 9
Me një fond prej rreth 6 mijë librash e periodikësh të fushave të ndryshme, biblioteka nr. 9 i shërben minibashkisë nr. 9 të kryeqytetit.
Biblioteka Publike Nr. 10
Aksesi i kufizuar për banorët e minibashkisë nr. 10 të kryeqytetit.
Adresa: Rruga Aleksandër Moisiu
Biblioteka e Fakultetit të Infermierisë
Biblioteka e Akademisë Ushtarake “Skënderbej”
Biblioteka e Universitetit Europian të Tiranës
Me sipërfaqe prej 300 metrash katrorë, Biblioteka e Universitetit Europian të Tiranës është e aksesueshme nga studentët e fakultetit në të tre nivelet e studimit, bachelor, master ose doktoraturë. Biblioteka është regjistruar në njësërë bibliotekash digjitale.
Orari: E Hënë – E Premte 9:00 – 20:00, E Shtunë 9:00 – 17:00
Kontakt: biblioteka@uet.edu.al
Biblioteka e Universitetit POLIS
Biblioteka e Universitetit Polis përfshin rreth 9000 libra të printuar, të cilët i përkasin kryesisht degëve të Arkitekturës, Planifikimit Urban, Art Dizajnit, Studimeve Mjedisore, Shkencave Sociale, Inxhinierisë së Ndërtimit, Shkencave Ekzakte, etj. Titujt përfshijnë tekste nëshqip, anglisht dheitalisht.
Kontakt: biblioteka@universitetipolis.edu.al
Biblioteka e Universitetit Zonja e Këshillit të Mirë
Biblioteka e Universitetit Katolik ZKM numëron në fondin e saj rreth 14 mijë libra e revista të inventarizuara e tëklasifikuara sipas standardeve ndërkombëtare të përcaktuara nga IFLA (Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave). Fondi i bibliotekës, i cili u shërben studentëve të fakultetit, është i pasur dhe i përditësuar në të gjitha fushat e mjekësisë, infermierisë, fizioterapisë, farmacisë, ekonomisë e shkencave politike, dhe u ofrohet lexuesve të saj në gjuhë të ndryshme, si shqip, italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, etj.
Orari: 08.00-20.00
Biblioteka e Universitetit Epoka
E ndodhur në kampusin e Rinasit, biblioteka ka në inventarin e saj rreth 10 mijë libra dhe një numër periodikësh. Biblioteka është e aksesueshme vetëm nga studentët e universitetit, të cilët mund t’i përkushtohen leximit ose kërkimit shkencor në një sallë leximi prej 100 vendesh.
Orari: E hënë-E premte 08.00-16.00, e shtunë 09.00-13.00.
Adresa: Rruga Tiranë-Rinas, Km. 12, 1039, Tiranë. Kontakt: 355 4 2232 086, library@epoka.edu.al
Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë
Biblioteka e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është e specializuar në fushat e shkencave ekonomike, shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Aksesi në këtë bibliotekë u rezervohet vetëm studentëve të Fakultetit.
Adresa: Blv. Gjergj Fishta, Nr.52, Kodi Postar: 1023, Tiranë
Biblioteka e Universitetit “Marin Barleti”, Tiranë
Biblioteka e Universitetit “Marin Barleti” përmban gjithsej 2 100 njësi bibliografike, të ndara sipas fakulteteve,Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike si dhe sektorë si gjuhësi, letërsi, fe, biografi, histori, etj. Gjithashtu, në bibliotekë ndodhen koleksione periodikësh, fjalorësh, materialesh audiovizuale në shërbim të studentëve. Salla e leximit të bibliotekës ka kapacitet prej 40 vendesh dhe është e aksesueshmevetëm nga studentët e universitetit.
Orari i punës:Nga e hëna në të premte 08.30 – 16.00
Kontakt: biblioteka@umb.edu.al
Biblioteka në Shkodër
Biblioteka publike “Marin Barleti”
E themeluar në 1931, Biblioteka Publike “Marin Barleti” ka në zotërim një pjesë të ish-bibliotekave të vyera të Shkodrës. Në fondet e saj ruhen mjaft libra të shekujve XV-XVI, shtypur në qendrat më të mëdha të Europës. Koleksionet e çmuara e kanë kthyer atë në një qendër të rëndësishme shkencore, sidomos sa i takon shkencave filologjike. Biblioteka ruan në koleksionin e saj edhe disa kopje unikale me vlera të mëdha antikuare, ruan gjithashtu një numër koleksionesh speciale, si rreth 150 dorëshkrime apo harta.
Adresa: Sheshi 2 Prilli.
Kontakt: +355 69 25 84 224
Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi”
Një bibliotekë moderne, me fonde të hapura, salla leximi, mediatekë të pasur, salla mbledhjesh etj. Ka rreth 250000 njësi librare. Megjithëse e krijuar për të mbuluar fushat didaktike, ajo është edhe bibliotekë e pasur albanologjike, e formuar nga kontributet e familjeve shkodrane. Mban një pjesë të bibliotekës së Th.Ipenit, një prej diplomatëve të shquar austriakë që shërbeu në Shkodër për shumë vjet. Mes librave është edhe kopja unikale “Doktrina e Krishterë” e Gjon N. Kazazit. Ka shumë revista të traditës, mes të cilave veçohet kopja e plotë e revistës “Albania” e Faik Konicës.
Adresa: Sheshi 2 Prilli, Rruga Studenti 24.
Kontakt tel: 022 800 651
Biblioteka Françeskane “At Gjergj Fishta”
E ngritur tërësisht e re, ruan tiparet e bibliotekës së mëparshme. Mbledh koleksionet e bibliotekave të tre etërve françeskanë që jetuan jashtë Shqipërisë: Paulin Margjokaj, Jakob Marlekaj, Daniel Gjeçaj.
Biblioteka është tërësisht e specializuar në shkencat filologjike, glotologjike, albanologjike dhe balkanologjike. Mban qindra dorëshkrime të rilindasve dhe tëpersonaliteteve të shquara.
Biblioteka e Jezuitëve
E përbërë nga një rrjet bibliotekash si ajo e seminarit ndërdioqezian, biblioteka shkollore e shkollës së mesme jopublike “At Pjetër Mëshkalla”, si dhe biblioteka albanologjike që mban, mes të tjerave, edhe bibliotekën e plotë të F. Cordognano.
Biblioteka e Myftinisë
E krijuar rishtas me kujdesin e Myftinisë së Shkodrës, ruan vlera të veçanta të librave fetarë. Ka një fond të pasur librash të kulturës orientale. Biblioteka është e pasur me libra që trajtojnë, krahas problemeve fetare, edhe probleme që lidhen me historinë e kulturën e popullit tonë.
- Biblioteka në Shkodër
Biblioteka publike “Marin Barleti”
E themeluar në 1931, Biblioteka Publike “Marin Barleti” ka në zotërim një pjesë të ish-bibliotekave të vyera të Shkodrës. Në fondet e saj ruhen mjaft libra të shekujve XV-XVI, shtypur në qendrat më të mëdha të Europës. Koleksionet e çmuara e kanë kthyer atë në një qendër të rëndësishme shkencore, sidomos sa i takon shkencave filologjike. Biblioteka ruan në koleksionin e saj edhe disa kopje unikale me vlera të mëdha antikuare, ruan gjithashtu një numër koleksionesh speciale, si rreth 150 dorëshkrime apo harta.
Adresa: Sheshi 2 Prilli.
Kontakt: +355 69 25 84 224
Biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi”
Një bibliotekë moderne, me fonde të hapura, salla leximi, mediatekë të pasur, salla mbledhjesh etj. Ka rreth 250000 njësi librare. Megjithëse e krijuar për të mbuluar fushat didaktike, ajo është edhe bibliotekë e pasur albanologjike, e formuar nga kontributet e familjeve shkodrane. Mban një pjesë të bibliotekës së Th.Ipenit, një prej diplomatëve të shquar austriakë që shërbeu në Shkodër për shumë vjet. Mes librave është edhe kopja unikale “Doktrina e Krishterë” e Gjon N. Kazazit. Ka shumë revista të traditës, mes të cilave veçohet kopja e plotë e revistës “Albania” e Faik Konicës.
Adresa: Sheshi 2 Prilli, Rruga Studenti 24.
Kontakt tel: 022 800 651
Biblioteka Françeskane “At Gjergj Fishta”
E ngritur tërësisht e re, ruan tiparet e bibliotekës së mëparshme. Mbledh koleksionet e bibliotekave të tre etërve françeskanë që jetuan jashtë Shqipërisë: Paulin Margjokaj, Jakob Marlekaj, Daniel Gjeçaj.
Biblioteka është tërësisht e specializuar në shkencat filologjike, glotologjike, albanologjike dhe balkanologjike. Mban qindra dorëshkrime të rilindasve dhe tëpersonaliteteve të shquara.
Biblioteka e Jezuitëve
E përbërë nga një rrjet bibliotekash si ajo e seminarit ndërdioqezian, biblioteka shkollore e shkollës së mesme jopublike “At Pjetër Mëshkalla”, si dhe biblioteka albanologjike që mban, mes të tjerave, edhe bibliotekën e plotë të F. Cordognano.
Biblioteka e Myftinisë
E krijuar rishtas me kujdesin e Myftinisë së Shkodrës, ruan vlera të veçanta të librave fetarë. Ka një fond të pasur librash të kulturës orientale. Biblioteka është e pasur me libra që trajtojnë, krahas problemeve fetare, edhe probleme që lidhen me historinë e kulturën e popullit tonë.
- Biblioteka në Durrës
Biblioteka Publike e Durrësit
Me një hapësirë prej 535 metrash katrorë dhe 15 punonjës, Biblioteka Publike Durrës ka mbi 260 000 ekzemplarë, libra e periodikë, përfshirë këtu edhe fondin e antikuarëve.
Adresa: Lagjia 17, Rr. Dalip Peza”¬Durrës
Kontakt tel: +355 0522281
Biblioteka e Universitetit “Aleksandër Moisiu“
Biblioteka u krijua në fund të vitit 2007 dhe ka në fondin e saj rreth 8000 tituj në gjuhën shqipe e të huaj, në formatin letër dhe elektronik. Ajo shkëmben me biblioteka të tjera akademike brenda dhe jashtë vendit. Fondi i bibliotekës mbulon kryesisht fushat e politikës, drejtësisë, historisë, gjuhësisë, letërsisë, ekonomisë, biznesit, psikologjisë, shkencat e natyrës, në gjuhën shqipe dhe të huaj. Është anëtare e Konsorciumit të Bibliotekave Akademike në Shqipëri.
Kontakt: veneraaliaj@uamd.edu.al
- Biblioteka në Vlorë
Biblioteka publike “Shefqet Musaraj”, Vlorë
E themeluar në vitin 1946, Biblioteka Publike e Vlorës ka një numër prej 120 mijë ekzemplarësh. Nëmjediset e kësaj ndërtese prej dy katesh ndodhen disa salla leximi, si: salla e librit për fëmijë, salla e konferencave, salla e librit politik dhe libërlidhja. Nështator 2004, këtij institucioni publik iu shtua edhe Këndi Amerikan i Librit, dhuratë e financim i ambasadës amerikane në Shqipëri. Ky kënd përfshin rreth 500 libra në gjuhën angleze, në fusha të ndryshme. Aktualisht, kjo bibliotekë i shërben gjithë komunitetit të qytetit prej 125 mije banoreshe numëron rreth 4000 anëtarë, të cilët, në një vit kalendarik, qarkullojnërreth 35 mijë libra të ndryshëm.
Adresa: Rr. “Petrit Bisha”, Vlorë.Kontakt:Tel/fax:+355 3324070
Biblioteka e Universitetit “Ismail Qemali”
Me një fond prej 15 mijë titujsh, biblioteka është në funksion të kërkimit shkencor dhe mbështetjes së procesit mësimor në universitet.
Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë,
- Biblioteka në Fier
Biblioteka Publike Fier
Biblioteka e qytetit të Fierit ka një fond prej 73 000 titujsh të të gjitha kategorive, duke përfshirë këtu edhe librin antikuar e një total mbi 170 mijë libra. Ajo ofron 75 vende leximi për publikun dhe ka frekuentim të rregullt, deri në 5 700 anëtarë në vit. Biblioteka mban libra, revista, teknologji dhe multimedia për fëmijët dhe të rriturit e të gjitha moshave. Sektori i periodikutështë një sektor i rëndësishëm që mbart vlera të mëdha kulturore të hershme. Fondi i këtij sektori përbëhet prej 3000 revistash e gazetash në gjuhë të huaj e shqip. Botimet e këtij sektori fillojnë nga viti 1946.
Orari: E hënë – E premte 08:00-15:00, E shtunë 09:00-13:00
Adresa: L.15 Tetori, Rr. “Kastriot Muça “Fier
Kontakt:Tel/fax +355 64 2293
- Biblioteka në Elbasan
Biblioteka Publike “Qemal Baholli”
Me mbi 200 mijë libra në raftet e saj, biblioteka e qytetit të Elbasanit është një prej bibliotekave kryesore në vend.Ajo ofron shërbime speciale për fondin e albanologjisë, periodikun e paraçlirimit, sallën franceze, sallën me literaturë angleze, sallën e periodikut të pasçlirimit dhe literaturë artistike e të specializuar sipas një numri të ndryshëm fushash
Orari: E hënë-E premte 9-19, e shtunë 9-13
Kontakt tel: +3555453527
Biblioteka e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”
Adresa: Rruga Rinia, Rr. Ismail Zyma. Kontakt: +355 54 52593
- Biblioteka në Korçë
Biblioteka e Universitetit “Fan Noli”, Korçë
Bulevardi “Rilindasit” 11, Korçë
082 242 580
Biblioteka Publike “Thimi Mitko”
Kontakt: Tel.+355 8242929
- Biblioteka në Gjirokastër
Biblioteka e Universitetit “Eqerem Çabej”, Gjirokastër
Me 211 metra katrorë në përdorim dhe dy salla leximi, biblioteka e Universitetit “Eqerem Çabej” i shërben kërkimit shkencor dhe mbështetjes së procesit mësimor të universitetit.
Biblioteka Publike Gjirokastër
Kontakt: Tel.08440528
- Biblioteka në Kukës
Biblioteka Publike Kukës ka një fond prej 59 913 librash, prej të cilëve 13 641 prej tyre janë të letërsisë për fëmijë, me 1 817 tituj. Biblioteka numëron mbi 7 mijë anëtarë të regjistruar.
Kontakt: Tel.+3550242 2559
- Biblioteka në Krujë
Biblioteka Publike e Krujës është hapur në vitin 1959.GjendetnëPallatin e Kulturës të qytetit. Biblioteka publike e qytetit tëKrujës ka në fondin e saj ka mbi 42 mijë libra.Ka një hapësirë prej tri sallash, në të cilën është sistemuar i gjithë fondi. Në fondin e saj ka mbi42 mijë libra, periodikë, të ndarë në librin shqip dhe në gjuhë të huaj për të gjitha grupmoshat dhe fushat e dijes. Që në vitin 1997 ofron shërbime me fonde të hapura. Me kalimin në godinën e re pranëPallatit tëKulturës, funksionojnë vetëm dy salla me fonde të hapura. Sallat kane rreth 30 vende për lexim. Pobëhen përpjekje për të ofruar shërbime të reja audiovizuale, internet, etj. Përveç shërbimit të librit, gjatë vitit bëhen edhe aktivitete masive në shërbim të lexuesve dhe komunitetit, në varësi të librit të ri dhe datave historike.
Adresa: Kontakt: Tel.+035505322337
- Biblioteka në Lezhë
U krijua si një sallë modeste leximi brenda mjediseve të ish-shtëpisë së kulturës të qytetit të Lezhës. Në 1962, biblioteka me një fond prej 1200 librash kaloi në katin e dytë të ish-kinema “Drinit”. Në këtë kohë u hap edhe reparti i të vegjëlve. Për nevoja zgjerimi, në 1976 si bibliotekë u përdor një ndërtesë njëkatëshe në bregun e Drinit.
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”
Kontakt: 068 20 01 549, 02 15 22 431
- Biblioteka Publike Burrel
Tel.+355021722295
- Biblioteka në Lushnjë
Biblioteka Publike Lushnjë
Tel.+3550352088
- Biblioteka në Kavajë
Biblioteka Publike Kavajë
- Biblioteka në Tropojë
Biblioteka Publike Tropojë
- Biblioteka në Rrogozhinë
Biblioteka Publike Rrogozhinë
- Biblioteka në Gramsh
Biblioteka Publike Gramsh
Tel.+355 05132291
- Biblioteka në Përmet
Biblioteka Publike Përmet
Tel.+35508132563
- Biblioteka në Kuçovë
Biblioteka Publike Kuçovë
Tel.+355031103392 Klodimisto@yahoo.it
- Biblioteka në Peshkopi
Biblioteka Publike Peshkopi
Tel.+355 03422505
- Biblioteka në Rrëshen
Biblioteka Publike Rrëshen
Tel.+355021626044
- Biblioteka në Librazhd
Biblioteka Publike Librazhd
Tel.+35505142204
- Biblioteka në Pukë
Biblioteka Publike Pukë
- Bibliteka në Tepelenë
Biblioteka Publike Tepelenë
Tel.+35508142508
- Biblioteka në Ersekë
Biblioteka Publike “Skënder Luarasi” Ersekë
Tel.+35508122378
- Biblioteka në Bilisht
Biblioteka Publike Bilisht
- Biblioteka në Ballsh
Biblioteka Publike Ballsh
- Biblioteka në Leskovik
Biblioteka Publike Leskovik
- Biblioteka në Koplik
Biblioteka Publike Koplik
- Biblioteka në Has
Biblioteka Publike Has
- Biblioteka në Peqin
Biblioteka Publike Peqin
- Biblioteka në Berat
Biblioteka Publike”Vexhi Buharaj”, Berat
Tel.+35503234548
- Biblioteka në Patos
Biblioteka Publike Patos
- Biblioteka në Pogradec
Biblioteka Publike “Mitrush Kuteli”
Kontakt tel.+35508326065
- Tiranë
GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE
Themeluar në vitin 1954, Galeria Kombëtare e Arteve është institucion kombëtar, qendror, muzeor, studimor, shkencor, me qëllim të vetëm ruajtjen, prezantimin, promovimin e trashëgimisë kombëtare të shtetit shqiptar në fushën e arteve pamore. GKA ka mision grumbullimin, koleksionimin, konservimin, dokumentimin, studimin, restaurimin, ekspozimin dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, duke promovuar veprat më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor, kombëtar e ndërkombëtar.
Orari i shërbimit: E mërkurë – E diel, ora 10.00 – 18.00
Të hënën e të martën, pushim
Webpage: http://www.gka.al/Faqja-Kryesore/
Kontakt
Tel: +355 4 222 60 33
e-mail: info@galeriakombetare.gov.al
Adresa: Galeria Kombëtare e Arteve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
QENDRA KULTURORE “TIRANA”
Qendra Kulturore “Tirana”, ose e njohur ndryshe si Teatri i Metropolit, grupon në një strukturë të vetme Ansamblin Folkorik “Tirana”, Bandën e Qytetit dhe së fundmi, Teatrin për të Rinj e Teatrin për Fëmijë. Gjatë kësaj periudhe, ky teatër ka tërhequr vazhdimisht të rinj krijues, regjisorë e aktorë. Qendra Kulturore “Tirana” ofron tri salla shfaqjesh: sallën “Çehov”, me 100 vende, sallën “Bodrum”, me 80 vende dhe sallën “Shekspir”, me 270 vende. Pjesë e mjediseve të kësaj Qendre janë studioja e provave në tavolinë, dhomat e aktorëve me emrat e personaliteteve të shquar të skenës, dhoma e grimit, gardëroba e rekuizita, pultet e komandimit të regjisë, ndriçimit, fonisë, etj. Teatri i të Rriturve dhe Teatri i Fëmijëve funksionojnë në bazë të sistemit të kontratës me projekte.
Teatri i Metropolit – Qendra Metropolitane
Adresa: Rr “Ded Gjo Luli”, Tiranë
tel/fax: +355 4 2257528
cel: 0686026052
e-mail: q.metropolitane@gmail.com
FOTOTEKA E ARKIVIT QENDROR SHTETËROR TE FILMIT
Përveç të qenët një arkiv shtetëror për pasurinë kinematografike dhe dokumentare të Shqipërisë, AQSHF është edhe galeri e artit pamor, me mbi 6000 foto historike, të trashëguara nga fototeka e ish-Kinostudios, që datojnë që në fillimet e viteve 1900. Foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, ngjarjeve historike, artit si dhe nga historiku i Kinostudios. Kategorizimi dhe skedimi i fototekës u bë i mundur me punën vullnetare e të apasionuar të historianeve të reja Malvina Tagani, Lindita Cani e Eva Sefa. Mbi 4000 negativë fotografikë nga historia e kinematografisë shqiptare dhe aktiviteti i Kinostudios “Shqipëria e Re” 1953-1992; foto nga sheshet e xhirimeve dhe nga skenat e filmave, të dorëzuara për çdo film shqiptar të prodhuar; fotoprova për përzgjedhjen e aktorëve e postera.
QENDRA E REALIZIMIT TE VEPRAVE TE ARTIT
Qendër shtetërore, e specializuar në ndërtimin e skulpturave, busteve, monumenteve të artit.
Adresa: Rruga “Sulejman Delvina” (pranë Studios së Skulpturës), Tiranë
Facebook: Qendra e Realizimit të Veprave të Artit
QENDRA KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJË
Themeluar në vitin 1947, QKKF është një qendër multifunksionale, e përqendruar në promovimin e artit për fëmijë.
Adresa: Sheshi “Austria”, Tiranë
Tel: 04 2259104
Fax: 04 2222446
Website: www.qkkf.gov.al
Facebook: Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë
Harta Interaktive: QKKF
BRITISH COUNCIL
Përkrah qëllimit kryesor të mësimit të gjuhës angleze dhe promovimit të kulturës britanike në Shqipëri, British Council mundëson bashkëpunime midis artistëve shqiptarë dhe britanikë, duke vendosur mjediset e saj në dispozicion për evente të ndryshme kulturore.
Kontakt: 04 2240 856/ 04 2240 857 / 04 2240 858
Email: info@britishcouncil.org.al
INSTITUTO ITALIANO DI CULTURA
Instituti Italian i Kulturës organizon aktivitete kulturore të llojeve të ndryshme (letrare, muzikore, kinematografike, akademike) gjatë gjithë vitit. Instituti është qendra e vetme në Shqipëri për provimet e certifikatës “Celi”, “Cils” dhe “Roma 3”. Organizon në të gjithë vendin kurset e gjuhës italiane, me profesorë italianë dhe titullarë shqiptarë me përditësim të vazhdueshëm njohurish të didaktikës në mësimdhënien e italishtes si gjuhë e huaj. Ofron shërbim përkthimesh të dokumenteve shkollore, ligjore e publicitare dhe vë në dispozicion një videotekë e bibliotekë të pasur.
Adresa: Tiranë, Sheshi “Skënderbej”, Pallati i Kulturës, K. II
Tel: 04 2390 013 / 04 2379 580 / 04 2379 577
Email: iictirana@esteri.it
QENDRA TURKE “YUNUS EMRE”
Qendra Kulturore Turke “Yunus Emre” në Tiranë ofron kurse cilësore të gjuhës turke. Aktivitetet që zhvillohen në qendër: çdo të mërkurë, dita e kinemasë me filma turqisht, ekspozita, programe kulturore letrare, konferenca, etj. Në qendër mund të gjeni edhe vepra të letërsisë turke, të përkthyera në gjuhën shqipe.
Kontakt: http://yee.org.tr/arnavutluk
QENDRA KULTURORE “KONTAKT AUSTRIA”
Qendër kulturore që ofron bashkëpunime midis artistëve shqiptarë dhe austriakë, duke mundësuar aktivitete të përbashkëta kulturore.
Tel: 04 2227 912
Mail: office@kulturkontakt.or.at
ALEANCA FRANCEZE NË TIRANË
Organizatore e përvitshme, së bashku me Ambasadën Franceze, e Muajit të Frankofonisë, gjatë të cilit promovohet kultura franceze, mbahen ekspozita e një numër i madh aktivitetesh të tjera kulturore. Aktiviteti i “Alliance Francaise” shtrihet përgjatë të gjithë vitit në bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve.
Kontakt: (0)4 222 5697 | 069 40 999 12
Email: info@aftirana.org
DEUTSCHEZENTRUM
Mes aktiviteteve të përvitshme të organizuara nga “Deutschezentrum” janë Panairi i Librit, Panairi i Informacionit, Tetori Gjerman dhe një numër i madh aktivitetesh të tjera kulturore.
Adresa: Rruga “Ismail Qemali”, Nr. 30, 1019 Tirana
Tel.: +355 4 22 45 510
Mobil: +355 69 20 75 751
Fax: +355 4 22 48 957
info@deutschzentrum.al
www.goethe.de/tirana
FONDACIONI IRANIAN “SAADI SHIRAZI”
Organizatë jofitimprurëse që ndihmon në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve kulturore, shkencore, letrare e artistike midis Iranit dhe Shqipërisë.
Tel: 04 2400 478 / 04 2245 613
Email: iranalbania@gmail.com
ART GALERI “GJIKONDI”
Një ndër galeritë më të njohura në kryeqytet është ajo “Gjikondi”, sipas emrit të njërit prej aktorëve më të talentuar bashkëkohorë shqiptarë. Kjo galeri ofron ekspozita individuale apo për grup autorësh, ekspozita shitjeje pikture apo skulpture të autorëve të vjetër si dhe atyre bashkëkohorë. Disa nga emrat e autorëve, punimet e të cilëve ekspozohen në këtë galeri, janë: M. Zaka, H. Judeski, B. Theodhosi, P. Kokushta, A. Sulaj, Sh. Kokonozi, N. Bega, M. Kostandinov, A. Cene, Y. Gjollesha, E. Gjikopulli e shumë të tjerë.
Adresa: Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Ish-Blloku
Cel:0692100041
Mail: vangjel@gjikondi-art.com
ART GALERI “KACELI”
Art Galeri “Kaceli” ekspozon vepra të “Piktorit të Popullit” Sadik Kaceli. Vepra në shitje të piktorit Buron Kaceli si dhe ekspozime të koleksioneve private të veprave artizanale.
Adresa: Rruga “4 Dëshmorët”, P. 71/1, 50 metra mbi gjimnazin “Partizani”
Tel: 04 2367 834/ 04 2367 834
Cel: 0682086826
Mail: galerikaceli@yahoo.com
GALERI ARTI DHE STUDIO SKULPTURE “E. RIRA”
E themeluar në vitin 1997 nga artisti Edmond Rira, tashmë është shndërruar në një galeri arti dhe skulpture. E konceptuar si galeri-kafe, Studio “E. Rira” ofron punime të ndryshme në skulpturë, qeramikë, pikturë, grafikë, mozaik apo instalacione.
Webpage: http://galeriarira.com/
Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, 34/1, Nr. 5
Cel: 0682094154/ 0697760442
Mail: edmondrira@yahoo.com
GALERIA E VOGËL
Adresa: Rruga “Prokop Myzeqari”, P. 7
Tel: 04 2265 445
Cel: 0692212159
Mail: gencm99@yahoo.com
ADIANA PULESHI
Galeri me koleksion privat pikturash.
Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, Kulla 3, Ap 22
Mail: apuleshi@yahoo.com
AK ART GALLERY
Galeri me koleksion privat pikturash.
Website: https://www.facebook.com/pages/Ak-Art-Gallery/415778168559066?sk=info&tab=page_info
Adresa: Bulevardi “Bajram Curri”, qendra tregtare ETC, K. II
Tel: 0682073722
Mail: azemkucana@yahoo.com
AMOS ART STUDIO
Galeri me koleksion privat pikturash.
Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, P. Arabit, pranë Kristal Center
Tel: 0694365901
Mail: amos.artstudio@yahoo.com
Arben Dogana – Bojaxhi
Galeri me koleksion privat pikturash.
Adresa: Rruga e Kavajës, pas Ish-Uzinës “Enver”
Tel: 04 2419 813
Tel: 0682190928
Mail: ertida.dogani@yahoo.com
ART
Galeri me koleksion pikturash.
Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, pranë Gjykatës së Lartë
ART GALLERY
Galeri me koleksion pikturash
Adresa: Rruga “Mine Peza”
ART AREA STUDIO
Galeri me koleksion pikturash.
Adresa: Rruga e Dibrës, Nr 213
Tel: 0682241137
Mail: shpetimreci@yahoo.com
ART GALERY “VATHI”
Galeri e bazuar në koleksionin e piktorit Flamur Vathi, ku gjenden dhe punime të autorëve të tjerë. Galeria është e specializuar në pikturat me vaj dhe telajo shumëngjyrëshe.
Adresa: Rruga e Durrësit – 1000, Tiranë
Tel: 04 2405 914
Cel: 0682681095
mail: flamur.vathi@yahoo.com
ART GALLERY “SELENICA”
Galeri me koleksion pikturash.
Rruga “Bardhok Biba”, pas Hotel “Internacional”
Tel: 04 2237 112
Cel: 0692384170
Mail: artgalleryS@yahoo.com
ART STUDIO “JULI”
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Rruga “Islam Alla”, pranë ambulancës nr. 5
Cel: 0692826613/ 0697276105
ARTES GALLERY
Galeri me koleksion pikturash.
Adresa: Rruga “Mihal Grameno”, Nr. 13, Shk1, Ap. 1
Cel: 0662266445
Mail: brunilda_mumajesi@yahoo.com
ARTUR MUHARREMI
Galeri me koleksion pikturash
Adresa: Rruga “Myslym Shyri”, P. 56, Shk. 2, Nr 15
Tel: 04 2267 228
Mail: art_x2002@yahoo.it
ATELIE ALB QERAMIKE MIRA
Galeri me koleksion skulpturash
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallatet e Shallvareve
Tel: 04 2247 358
Cel: 0692832948
Mail: mirakucuku@yahoo.com
ATELIE LEONARDO
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Përballë Muzeut Kombëtar, mbi “Piazza”-n
Mail: leonardovoci@yahoo.com
BESART
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Rruga Muhamet Gjollesha, tek kryqëzimi I 21 Dhjetorit
Cel: 0692143553
Mail: bekteshifazli@gmail.com
BLEGINA HASKO
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Rruga “Hoxha Tahsim”, në krah të Optika “Roma”
BOX ART GALLERY
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Rruga Beqir Luga
Tel: 04 2369 676
Cel: 0682154029
D. KULLOLLI ART STUDIO
Galeri me koleksion privat pikturash.
Webpage: http://dkullolliart.com/
Adresa: Bulevardi “Bajram Curri”, Pallatet “Agimi”, P.138
Tel: 04 2252 844
Cel: 0692680461
Mail: dkullolli@hotmail.com
DIDART
Galeri me koleksion pikturash
Adresa: Rruga e Kavajës, Nr. 137
Cel: 0694080692
DRITAN BRACAJ
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pranë Gjykatës
Cel: 0672032212
Mail: dritanbracaj@live.com
EDS
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Rruga “Luigj Gurakuqi”, P. 89, Kati 10
Tel: 04 2275 658/ 04 2274 605
Mail: andi.tepelena@eds-foundation.org
EGQ COMPANY OF ARTS ERMIR GREZDA
Galeri me koleksion pikturash
Adresa: Rruga e Kavajës, nr. 63
Cel: 0682202896
Mail: ermir.grezda@gmail.com
ERE
Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 257
Tel: 04 2238 382
Cel: 0692180295
FONDERINA KOLNIKAJ
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Ura e Beshirit, Mënik
Cel: 0682233776/ 0672089883
FREDERIKA
Adresa: Rruga Myslym Shyri, P. 44
Tel: 04 2248 859
G. TIRANA
Adresa: Rruga “Mine Peza”, pranë Bar “Wall Street”
Cel: 0692099793
Mail: e-gstudio@hotmail.com
GALERIA UNIVERSALE BENI
Adresa: Rruga e Dibrës, dyqani përballë selvisë
GEZIM MUSLIAKA
Galeri me koleksion privat pikturash.
Adresa: Mullet, te restorant “Markezi”
Cel: 0682027887
Mail: gezim_musliaka@yahoo.com
JOZITA SHKRELI
Galeri me koleksion privat pikturash
Adresa: Rruga Mustafa Leshi, P. 1
Cel: 0683148421
Mail: piktore3@yahoo.com
KADILLARI
Studio me koleksion pikturash
Adresa: Rruga e Elbasanit, pranë lulishtes “7 Xhuxhat”
Cel: 0692187178
Mail: xhemi55@yahoo.com
KORNIZA DHE PIKTURA
Adresa: Bulevardi “Bajram Curri”, përballë ish-ATSH
LEKË TASI
Studio me koleksion personal
Adresa: Rruga e Kavajës, P. Cafod, Shk. 2. Nr. 6
Tel: 04 2252 576
Cel: 0697429390
Mail: leke.tasi@gmail.com
LIND ART
Cel: 0692190505
LULZIM MYRTAJ
Studio me koleksion personal
Adresa: Rruga Don Bosko, përballë shkollës “Qazim Turdiu”
Cel: 0682278473
mail: lulzim_myrtaj@live.com
MARGJINI
Adresa: Rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re
Cel: 0672897393/ 0684848427
Mail: margjini@gmail.com
MEZURAJ
Galeri me koleksion skulpturash
Webpage: http://mezuraj.museum/paintings.html
Adresa: Rruga e Kavajës, P. 13 katësh pas Bankës “Raiffeisen”
Tel: 04 2267 196
Mail: info@mezuraj.com
MIRA KUCUKU
Galeri me punime personale skulpture
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”
Tel: 04 2247 358
Cel: 0692832948
Mail: mirakucuku@yahoo.com
Më shumë: http://frosina.org/mira-kucuku-albanian-ceramicist-extraordinaire/
MOONS GALLERY
Adresa: Rruga Jordan Misja, P. Gener 2, Dyqani 11, Shk b
Cel: 0662019002
Mail: info@moonsgallery.net
MUSTAFA ARAPI
Studio me punime personale pikture
Adresa: Rruga Dritan Hoxha, nr. 41/1
Tel: 04 2421 025
Cel: 0682148893
PARID DULE
Adresa: Rruga “Liqeni i Thatë”, pallatet e reja te Kopshti Zoologjik
Cel: 0683217971
Mail: paridi@pariddule.com
57. STUDIO “GJINOPULLI”
Studio me punime personale pikture
Website: http://www.gjinopulliart.com/
STUDIO PIKTURE “KERPAÇI”
Galeri arti me koleksion pikturash
Adresa: Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, tek ish-Blloku
Tel: 04 2258 510
Cel: 0682128569
mail: muhametkerpaci@live.com
STUDIO TURKESHI
Adresa: Rruga “Dritan Hoxha”, pranë Fakultetit “Zoja e Këshillit të Mirë”
Tel: 04 2267 058
Cel: 0672907086
GALERIA TEGABUN A.A.
Galeri me koleksion pikturash.
Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pranë stacionit së Tiranës së Re
Cel: 0682756040
mail: tegabunaa@yahoo.com
STUDIO PIKTURE TICA
Adresa: Rruga “Luigj Gurakuqi”, QNK, hyrja nga pas, p. 89, k. 12, shk. A
Cel: 0692323996
mail: tina@tica-albania.org / contact.tica@gmail.com
STUDIO XHEVDET DADA
Studio me punime personale pikture.
Adresa: Rruga Thanas Ziko
Cel: 0692916132
Email: xhevdet.dada@yahoo.com
STUDIO ZAYA
Studio me punime personale pikture.
Adresa: Rr. “Zenel Baboçi”, pas shkollës “Servete Maçi”
Tel: 0682246400
Email: zaya_studio@yahoo.com
GALERIA ZENIT
Galeri me koleksione të ndryshme pikturash.
Adresa: Bulevardi “Bajram Curri”, Pallatet “Agimi”, nr. 151
Tel: 04 2271 641
Email: a_zenit@hotmail.com
GALERIA ZETA
Galeri me koleksione të ndryshme të arteve vizuale
Website: http://www.qendrazeta.com
Adresa: Rruga “Abdyl Frashëri”, nr. 31, Hekla Center, përballë Librit Universitar
Tel: 04 2266 680 / 0682130180
Email: zetagaleri@gmail.com
- Biblioteka në Durrës
PALLATI I KULTURËS DURRËS
Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një institucion në varësi të Bashkisë së Durrësit, organizon promovime librash, panaire, ekspozita dhe evente të tjera kulturore.
GALERIA E ARTIT “NIKOLET VASIA”
Galeria shtetërore ka fondin e saj të pikturave dhe sallave të ekspozimit.
QENDRA KULTURORE E FËMIJËVE
Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës koordinon dhe organizon veprimtaritë kulturore, artistike, sportive e shkencore të rreth 60 shkollave 9-vjeçare të rrethit të Durrësit. Ka shfaqur arritje në art, sport e veprimtaritë shkencore. Tre janë drejtimet kryesore të veprimtarisë së kësaj qendre: aktivitetet artistike, shkencore dhe sportive, për edukimin, kultivimin dhe zhvillimin e talenteve, prirjeve e dhuntive të fëmijëve pas procesit mësimor.
http://dardurres.arsimi.gov.al/index.php/aktivitete-te-q-k-f/196-nga-veprimtarite-e-qendres-kulturore-te-femijeve
ART GALLERY COLOSSEU
Adresa: Rruga “Pavarësia”, ngjitur me Kalin e Trojës
Cel: 0692135452
Mail: info@artgalerycolosseo.com
info@artstafagalery.com
DITËT E DETIT
Adresa: Te stacioni i autobusit, Plazh
Cel: 0684795725
GALERIA F.
Adresa: 50 m djathtas Urës së Shijakut
Cel: 0682076586
JOZEF GALLERY
Adresa: Lagje. nr. 1, Shëtitorja
email: taulantiajgaleri@icc-al.org
KAISER
Adresa: Rruga e Vilës së Zogut
Cel: 0692385086
STUDIO PRIFTULI
Adresa: Rruga “9 maji”, lgj. 4
75. STUDIO SEFEDIN STAFA
Adresa: Rruga e Plazhit, lagjia nr.13
Tel: 052 904 458/ 0692135452/ 0686862832/ 0673857338
Email: info@sefedinstafa.com
- Biblioteka në Vlorë
GALERIA E ARTEVE VLORË
E ndodhur brenda Pallatit të Kulturës “Labëria”, Galeria e Arteve në Vlorë mbajti ekspozitën e saj të parë pas një mungese disavjeçare, gjatë vitit 2014.
PALLATI I KULTURËS “LABËRIA”
Pallati i Kulturës Labëria ndodhet në afërsi të Universitetit të Vlorës. Në brendësi të Pallatit ndodhet një qendër rinore, një kinema moderne, qendra koncertesh e mjedise për organizimin e takimeve dhe eventeve. Shumica e aktiviteteve kulturore në Vlorë, përfshi festivalet polifonike, zhvillohen në këtë Pallat.
Adresa: Kati I, përballë hyrjes së Portit Detar, Vlorë
Tel: +355 692102945
KISSI GALLERY
Galeri me koleksione pikturash.
Adresa: Rruga “Çamëria”, pranë kompleksit Flamingo
Cel: 0692162295
Email: kissigallery@yahoo.com
- Shkodër
GALERIA E ARTEVE SHKODËR
Galeria e Arteve është institucion i Bashkisë së Shkodrës. Në fillimet e saj ka funksionuar si pjesë e Shtëpisë së Kulturës së qytetit. Si institucion më vete dhe i vizitueshëm nga publiku, Galeria e Arteve u përurua në fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar (1971-1973), kohë kur, për ekspozimin e koleksionit të saj të veprave të artit, të krijuar nëpërmjet blerjeve dhe donacioneve, pushteti lokal i kohës vuri në dispozicion një godinë historike në qendrën muzeale të qytetit. Në fillim të viteve ’90, galeria u transferua në një ish-godinë industriale, pranë qendrës së qytetit, të përshtatur për këtë qëllim. Ajo ka për mision mbledhjen, konservimin dhe ekspozimin e veprave te artit pamor me vlera serioze profesionale si dhe promovimin e krijimtarisë së artistëve të qytetit të Shkodrës e zhvillimeve bashkëkohore në artin shqiptar e me gjerë. Për këtë qëllim shërbejnë dy salla që alternojnë me periudha të ndryshme ekspozimin e koleksionit të galerisë, me aktivitete individuale apo grupe artistësh.
Adresa: Lagja “Vasil Shanto”, Rruga “Vaso Kadia”
Tel: ++355 22400106 / ++355 69 22 07 531
Email: info@gashkoder.com
FOTOTEKA KOMBËTARE “MARUBI”
Foto-Studio “Marubi” është e para studio e fotografisë në Shqipëri, e themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi. Pas vdekjes së mjeshtrit Marubbi, studion e trashëgoi djali i birësuar i familjes Kodheli, nga fshati Zadrimë, Keli. Më pas, ai do të thirrej nga njerëzit e qytetit si Keli i Marubit dhe kështu do të quhej përgjithnjë Kel Marubi, në nder të mjeshtrit të madh. Duke trashëguar studion dhe mbiemrin e mjeshtrit, në vitin 1907, Kel Marubi e shqiptarizoi emrin e studios duke e quajtur “Dritëshkroja Marubbi”. Pas vdekjes së Kelit, “Dritëshkroja Marubi” u drejtua nga i biri, Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet për fotografi në shkollën e parë të filmit dhe fotografisë të Vëllezërve Lumier në Francë. Fototeka “Marubi” u krijua si sektor i muzeut historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970.
Në vitin 2003, fototeka “Marubi” u shkëput nga varësia e muzeut historik të qytetit për të kaluar në varësinë e Ministrisë së Kulturës, me statusin e institucionit kombëtar.
Sot, Fototeka Kombëtare “Marubi”, mbetet i vetmi institucion përfaqësues i artit të fotografisë në Shqipëri, me histori 157-vjeçare dhe në të ruajnë fondet e tyre fotografike këto fotografë: Pietro Marubbi, Mati Kodheli, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno, Shan Pici, Kolë Maca, Dedë Jakova, Pjetër Rraboshta, Angjelin Nënshati.
Adresa: 4001 Shkodër, Albania
Tel: ++355 (0) 2224 00077
Mail: info@marubi.gov.al
Website: http://www.marubi.gov.al/
OPEN STUDIO
Studio arti e hapur
Tel: 00355682230723
Mail: andi.hila@gmail.com
STUDIO SKËNDER STRICA
Studio arti
Adresa: Rruga “Oso Kuka”, lagjja “Kongresi i Përmetit”
Tel: 0692688473
Mail: skender_strica@yahoo.com
- Korçë
QENDRA KULTURORE “VANGJUSH MIO”
Aktivitetet e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” mbështeten nga Bashkia Korçë me një buxhet të miratuar me vendim të këshillit bashkiak. Grupet artistike të Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” janë: kori “Lyra“, dirigjent Jorgaq Nano (Artist i Merituar), banda e qytetit, dirigjent Pandi Bello, grupi i valleve, koreograf Bardhyl Pojani. Këto grupe artistike janë miratuar me vendim të këshillit bashkiak dhe financohen nga bashkia.
Email: info@bashkiakorce.gov.al
Tel: 355 82 245 755 / 243 382
MUZEU I ARTIT MESJETAR
Muzeu ka sallën e ekspozitës permanente me rreth 200 objekte arti, disa laboratorë ekzaminimi e konservimi, mjediset e fondeve dhe një infrastrukturë modeste mikroklimaterike. Në të punojnë specialistë, restaurues, administrues e punonjës shkencorë. Në ekspozitë paraqiten një pjesë e veprave më të mira mesjetare, nga periudha e autorë anonimë apo të identifikuar. Mes tyre dallohen ikonat e shek. XIII-XIV, duke vijuar më pas me kryeveprat e kryemjeshtrave Onufri, Nikolla, Onufër Qiprioti, Simoni i Ardenicës, Mësues Kostandini, Kostandin Jeromonaku, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, Vëllezërit Çetiri (Katro), Vëllezërit Zografi e bijtë e tyre si dhe të tjera vepra e autorë që kanë punuar në viset shqiptare e jashtë tyre. Pjesë e koleksionit janë rreth 150 autorët ikonografë shqiptarë dhe të huaj të zbuluar deri sot.
Adresa: Rruga “Sotir Peci”, Nr. 2, Korçë
Tel: 08 243022
Fax: 08 243022
email: lorenc.glozheni@muzeumesjetar.gov.al
Website: www.muzeumesjetar.gov.al
Facebook: Muzeumet Korçë
Harta Interaktive: Muzeu i Artit Mesjetar
- Fier
GALERIA E ARTEVE FIER
Galeria e Artit Fier u krijua në vitin 1978. Ndodhet në lagjen “15 Tetori”, rruga “Kastriot Muço”, kati i katërt – biblioteka publike Fier. Galeria përbëhet nga dy salla ekspozimi, ajo e fondit të galerisë dhe salla e ekspozitave të lëvizshme. Fondi i galerisë përbëhet nga rreth 176 vepra arti, të autorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilat datojnë nga viti 1977 për të vazhduar deri në ditët e sotme. Disa nga ekspozitat vjetore më të rëndësishme që organizohen janë: “APOLO ART COLONY”, “Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë Artistike “FOKUS” dhe ekspozita e fundvitit. Eventet e rëndësishme ndërkombëtare shoqërohen gjatë gjithë vitit me ekspozita të shumta personale e grupe artistësh vendas dhe të huaj. Galeria funksionon në mbështetje të ligjit “Për Muzetë” dhe ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”. Galeria e Artit Fier, me misionin e saj: mbledhjen, konservimin dhe ekspozimin e veprave të artit pamor me vlera reale profesionale, synon prezantimin e krijimtarisë së artistëve fierakë, por jo vetëm, duke promovuar veprat më të mira të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor, kombëtar e ndërkombëtar.
QENDRA KULTURORE E FËMIJËVE
Qendra kulturore publike e fëmijëve “Llambi Bego” promovon artet, sportet dhe shkencën, nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore për fëmijët e qytetit të Fierit. Qendra u ofron fëmijëve 24 rrethe jashtëshkollore, përgjatë 6 ditëve të javës, me kohëzgjatje prej afërsisht 2 orësh në ditë. Përmes këtyre aktiviteteve, qendra ka për qëllim t’i ndihmojë fëmijët me aftësitë e tyre sociale e sportive.
Adresa: Lagja “1 Maji”, Rruga “Jani Bakalli”
Telefon: 034 225341
- Fier
QENDRA KULTURORE KAMEZ
Adresa: Qendër, Bulevardi Blu, Kamëz
http://www.kamza.gov.al
- Berat
GALERIA E ARTEVE “EDWARD LEAR” NË BERAT
Galeria e Arteve “Edward Lear”, megjithëse e re, ka arritur të krijojë një fond të pasur që përbëhet nga 105 vepra arti të gjinive, teknikave e drejtimeve artistike të ndryshme e që përfaqësojnë emrat më të rëndësishëm të artistëve të qytetit të Beratit e të vendit. Ka dhe vepra të autorëve nga Gjermania, Austria, Kroacia, Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Belgjika, Anglia, Kanadaja, Amerika e Maqedonia. Këtu gjenden emra të rëndësishëm, si Ibrahim Kodra, Ali Oseku, Hasan Nallbani,Thoma Thomai, Agim Zajmi, Abaz Hado, Orion Shima, Bashkim Ahmeti, Mustafa Arapi, etj.
Oraret: E martë – e diel: 09.00- 13.00
E hëna: Pushim
Hyrja: Pa pagesë
Për më shumë informacion : 00355 (032) 2 32 027
Web: www.beratartgallery.net
MUZEU KOMBETAR IKONOGRAFIK “ONUFRI”
Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në mjediset e kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, për nder të njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Katedralja është e rindërtuar në vitin 1797 dhe është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh, pjesë e fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 objekte janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë shqiptarë, që u përkasin shekujve XIV – XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Johani, Naumi, Nikolla dhe Gjergji i Riu), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrat Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit në shekullin XIX.
Ikonostasi i Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” (i vitit 1807) bën pjesë në një nga realizimet më të mira të mjeshtrave shqiptarë të drugdhendjes të shek. XIX. Ikonostasi është i vendosur në gjithë hapësirën trinefëshe të brendësisë të katedrales. Ai ka dy radhë ikonash, (12 ikonat e mëdha mbretërore dhe 27 ikonat e vogla të festave). Ka tri porta dhe është i gdhendur në dru arre dhe i larë në ar, i praruar dhe i kompozuar si fasadë arkitektonike. Udhëheqësit e grupit që realizuan gdhendjen e ikonostasit dokumentohen të jenë dy mjeshtrat, Usta Andoni dhe Stefani, ndërsa ikonografët grabovarë të familjes (dinastisë) Çetiri ose Katro, në drejtimin e mjeshtrit ikonograf Johan Çetiri, realizuan 27 ikonat e vogla (të festave) dhe 7 ikonat e mëdha (mbretërore).
Kontakt
Tel: 355 32 232224
Email: nallbania@yahoo.com
- Lezhë
Pallati i Kulturës i Lezhës
Pallati i Kulturës në Lezhë është qendër multifunksionale. Në këtë pallat mbahen çdo vit një numër i caktuar ekspozitash pikture.
- Burrel
Pallati i Kulturës Burrel
Në qytetin e Burrelit ka një qendër kulturore, e cila zhvillon aktivitete kulturore dhe artisitike për gjithë rrethin e Matit, mes tyre edhe ekspozita. Pallati i Kulturës Burrel është i vendosur në Parkun “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”.
Kontakt: http://bashkiaburrel.gov.al/Kultura.htm
- Gjirokastër
SHTËPIA E ZEKATËVE
Një shtëpi muzeale që ruan më së miri kullat e tipit otoman, Shtëpia e Zekatëve ruan gjithashtu një koleksion të përhershëm pikturash.
- Arkivi Qendror i Shtetit
Arkivi i Shtetit Shqiptar
Është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare, ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe shtetit shqiptar. Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe me propozimin të Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi Ligjin 9154, datë 06/11/2003 “Për Arkivat”. Dokumentet që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë dhe në A. Sh. Vendore në qarqe janë gjithëpërfshirës në prejardhje, lloj, material bazë, vend e kohë krijimi dhe në informacionin që përmbajnë.
Website: http://www.albarchive.gov.al
Adresa: Rruga “Jordan Misja”, 8303 – Tiranë
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Ministria e Punëve të Jashtme administronpasurinë dokumentare arkivore të krijuar nga Shërbimi i Jashtëm Shqiptar, që nga krijimi i shtetit modern shqiptar në vitin 1912 e në vazhdim. Ajo administron gjithashtu fondin origjinal të marrëveshjeve dypalëshe e shumëpalëshe të nënshkruara nga shteti shqiptar pas krijimit të tij. Administrimi i kësaj pjese të trashëgimisë historike kombëtare, e cila pasurohet çdo vit me prurje të reja dokumentare, si dhe shfrytëzimi i saj për interesat e politikës së jashtme dhe komunitetit të shkencës, kryhet nga Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit pranë këtij institucioni.Arkivi Historik i Diplomacisë Shqiptare është anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave (International Council of Archives-ICA), me qendër në Paris.
Kontakt: arkivi.historik@mfa.gov.al
Arkivi i Dokumentacionit Parlamentar
Bazuar në ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, institucioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si një institucion i pavarur i administron dokumentet e tij respektive në Arkivin e Dokumentacionit Parlamentar që funksionon në mënyrë të përhershme pranë tij. Arkivi i Kuvendit funksionon sipas një rregulloreje të veçantë, të miratuar nga Byroja Parlamentare. Arkivat e Kuvendit pluralist shqiptar datojnë me hapjen e seancës së parë të Legjislaturës XII të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, më 15 prill 1991, si rrjedhojë e zgjedhjeve parlamentare të 31 marsit të po këtij viti. Ndërsa, Fondi i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH (1944-1991) është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit. Deputetët dhe administrata e Kuvendit gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të dokumenteve në çdo kohë, ndërsa institucionet shtetërore e joshtetërore, si dhe personat juridikë e fizikë privatë, të cilët janë të interesuar për studime, të dhëna arkivore, kopje ose ekstrakte dokumentesh, duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim pranë Kuvendit, të motivuar siç duhet, e cila miratohet nga titullari apo personi që i janë deleguar kompetencat.Një pjesë e mirë e fondit historik parlamentar është e automatizuar dhe po vazhdohet të punohet në këtë drejtim, me qëllim publikimin e shpejtë të inventarëve kronologjikë dhe tematikë, si dhe botimin e udhërrëfyesve apo përmbledhjeve me dokumente gjatë pesë legjislaturave të fundit.
Arkivi i Ministrisë së Brendshme
Drejtoria e Arkivit të Sistemit të Ministrisë së Brendshme është strukturë qendrore dhe autoriteti më i lartë administrativ i rrjetit arkivor të sistemit të Ministrisë së Brendshme, i përfshirë në administratën e kësaj ministrie. Sipas nenit 9 të ligjit nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për Arkivat” është pjesë e rrjetit arkivor i Republikës së Shqipërisë. Ai ka të njëjtin status me arkivat e tjerë të sistemit, të ngritura pranë MPJ-së, MM-së, SHISH-it, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës. Arkivi ndahet në dy sektorë: sektori i fondruajtjes dhe shfrytëzimit të materialeve dhe sektori i përpunimit shkencor dhe laboratorik të materialeve. Posedon dy vendruajtje dokumentesh si dhe zyrat e administratës në Tiranë.
Arkivi i Forcave të Armatosura
Në vitin 1950 krijohet kartoteka e historisë, e cila përbën në fakt, strukturën fillestare arkivore në ushtri. Më pas, me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 89, datë 21 mars 1964 u krijua Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA) dhe u vendos në një godinë pranë Pallatit të Brigadave, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht, gjendet në garnizonin “Skënderbej” pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Misioni i AQFA është pranimi, ruajtja, administrimi, përpunimi tekniko-shkencor dhe vënia në shfrytëzim për interesa studimore e dokumenteve që janë krijuar e krijohen gjatë veprimtarisë në rrjetin arkivor të FA. Në AQFA ka 516 fonde arkivore dhe një trashëgimi dokumentare prej 4325 m (metrash) ose 35 milionë fletësh.
Arkivi i Sistemit Gjyqësor
Me vendim të Qeverisë, në dhjetor 2014 u vendos krijimi i Arkivit të Sistemit Gjyqësor, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat. Arkivi i Sistemit Gjyqësor kujdeset për menaxhimin e arkivave të gjykatave nëpërmjet aplikimit të teknikave të unifikuara për krijimin, përdorimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, transferimin dhe asgjësimin e dosjeve, regjistrave e dokumenteve të tjera gjyqësore si dhe sigurimin e aksesit për të interesuarit. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor mban e përditëson regjistrin, në formë shkresore dhe elektronike, të të dhënave mbi dokumentacionin gjyqësor që i nënshtrohet procedurave të përpunimit dhe administrimit.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios “Shqipëria e Re”, aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan e mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre. Ky dokumentacion origjinal shoqërohet me të dhëna të tjera të shumta bibliografike, materiale shtypi, botime të ndryshme për filmin, fotografi të historisë së kinematografisë, të dhëna biografike të kineastëve shqiptarë, si dhe një dokumentacion aparaturash e gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzeologjinë e filmit.
Koleksioni LUCE. AQSHF ka në fondin e vet një pjesë të konsiderueshme të prodhimit italian arkival historik të Institutit Luce, i cili përbën 10 % të fondit.
Në fondin e AQSHF-së ruhen rreth 6420 tituj filma shqiptarë dhe të huaj, në depo me kushte speciale për ruajtjen e pelikulës 35 mm, me temperatura që variojnë nga 10 °C për filmat bardhë e zi deri në 6 °C për filmat me ngjyra, me lagështi rreth 55 – 60%, ku ushtrohet kontroll periodik i kushteve teknologjike (temperaturë, lagështi ). Prej vitesh ka filluar digjitalizimi i fondit filmik, me qëllim aksesin më të lehtë në fond dhe ruajtjen e pelikulës nga përdorimi në aparatura. Për këtë proces punohet për transferimin e filmit 35 mm, me aparaturën telecine, në formate të tjera digjitale dhe magazinimin në server.
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, Tiranë
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN) është themeluar me VKM NR.377, datë 26.07.1993, bazuar në ligjin e Kuvendit Popullor, Nr.7726, datë 29.06.1993 ” Për Fondin Arkivor Kombëtar dhe për Arkivat”. AQTN grumbulloi projekte teknike të ndërtimit të ish-instituteve (ISP Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4, N.GJ.GJ, ISPUK, ISPUN, ISPU ), për fondin që kishte Ministria e Ndërtimit, materiale të Bashkisë së Tiranës dhe vendimet e KRRTSH. AQTN ka një pasuri dokumentare prej 45 000 dosjesh. Dokumenti i parë i arkivit është i vitit 1911 “Rikonstruksioni i Urës së Bunës ” mbi lumin Bunë, Shkodër. AQTN ruan dokumentet e kësaj kohe e deri në vitin 1990 (përjashtuar VKRRTSH) . Detyra kryesore e arkivit është që të ruajë, mirëmbajë dhe të administrojë dokumentacionin teknik të fushës së ndërtimit e të plotësojë kërkesat e enteve private dhe shtetërore për dokumentacionin teknik që disponon.
- Arkivi i Presidencës
- Arkivi i Sigurimeve Shoqërore
- Arkivi i Shërbimit Informativ Shtetëror