Alban Muja

Alban Muja (lindur në Mitrovicë në 1980) është artist vizual dhe regjisor me banim në Kosovë. Studimet i përfundoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës. I ndikuar kryesisht nga proceset e transformimit social, politik dhe ekonomik në rajon, artisti hulumton historinë dhe temat socio-politike duke i ndërlidhur ato me pozicionin e tij sot në Kosovë. Veprat e Mujës janë të shumëllojshme dhe përfshijnë instalacione dhe video, filma të shkurtër, filma dokumentarë, vizatime, piktura, fotografi dhe performanca, të cilat janë ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire të artit, ekspozita në grup dhe vetjake, si në Muzeun Ludwing në Budapest, GalerinëKombëtare Zacheta në Varshavë, Forumin Kulturor Austriak në Nju Jork, Parallell Vienna e Trieste Contemporanea në Trieste të Italisë; Muzeun e Artit Modern dhe Bashkëkohor të Rijekës, Kroaci; Institutin për Art Bashkëkohor në Zagreb, Kroaci, Galerinë Škuc në Ljubjanë,Slloveni; Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, Kosovë; Galerinë Miza në Tiranë; Qendrën për Art Bashkëkohor “Station” nëPrishtinë, Kosovë; Galerinë Myymala2 në Helsinki, Finlandë; UnionDocs në Nju Jork, SHBA; Able Kulturverein në Berlin, Gjermani; GalerinëSiz në Rijeka, Kroaci; Galerinë Gagosian në Beverli Hills, SHBA, Galerinë e Budapestit dhe Muzeun Kiscell në Budapest, Hungari, Bienalen e dytë të Artit Bashkëkohor dhe Strehës Atomike “Mardin Biennle” në Konjic, Bosnjë-Hercegovinë; “Mediterranean–Arrivals and Departure” në Ankona, Itali; Bienalen Ndërkombëtare të Moskës “Qui Vive?” në Moskë, Rusi; Bienalen XXVIII Grafike të Ljubjanës, Slloveni; Muzeun e Artit Modern dhe Bashkëkohor, Rijeka, Kroaci; Galerinë Kombëtare Sllovake në Bratislavë, Sllovaki; Muzeun e Artit Bashkëkohor të Vojvodinës; Bienalen I Ndërkombëtare të Teheranit; Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, SHBA; Festivalin e filmit 60’ Berlinale në Berlin, Gjermani; Qendrën Bashkëkohore për Artet Delaware, SHBA; VOLTA 5 në Bazel, Zvicër; Cyberfest në Shën Petërburg, Rusi; Festivalin e 53- Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër Oberhausen, Gjermani; Mjedisin e hapur në Vjenë, Austri; Galerinë Mestna në Ljubjanë, Slloveni, NGBK në Berlin, Gjermani; Brot Kunsthalle në Vjenë, Austri; Hapësirën ART Media Art në Nju Jork, SHBA; Muzeun e Artit Göteborg; Bienalen V në Cetinë; Galerinë Nova në Zagreb, Kroaci, etj.

Muja është i ftuari i shume rezidencave për artistë dhe ka fituar një sërë bursash: Q21, në Rezidencën e Muzeve Quarte në Vjenë, Rezidencën Tobačna 001/ Muzeu i Qytetit në Ljubjanë, Slloveni; Rezidencën e Projekteve Ndërtuese në Stamboll, Turqi; çmimin e artit vizual të të rinjve në Rezidencën ISCP në Nju Jork, SHBA; Rezidencën ARTSLINK në Nju Jork; Rezidencën KulturKontakt në Vjenë, Austri; Rezidencën Ndërkombëtare të Artistëve Backyard, Qendrën Kuda për Median e Re në Novi Sad, Serbi; Rezidencën Ndërkombëtare të Artistëve dhe Shkrimtarëve, Institutin e Artit Santa Fe në Nju Meksiko, SHBA; Rezidencën Ndërkombëtare të Artistëve Braziers, Parku Braziers në OxfordShire, Angli.