DYERT-E-SË-NESËRMES
SHËN-MËRIA-ME-FËMIJËN
MURE-QË-BASHKOJNË
FOLE-SHILARËS
QILIMI-I-HAPJES
PËRGJIGJJA
FLAMURI

COD INTERMEZZO
DOORS OF TOMORROW (Dyert e së nesërmes)

Tiranë, 1 nëntor 2017 – Ambasada Italiane në Tiranë dhe Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë prezantojnë në COD veprimtaritë “Doors of Tomorrow”(Dyert e së nesërmes) nga data 1-8 nëntor 2017.

Për herë të parë, instalacione të veprave origjinale ekspozohen përgjatë një jave në mjediset e
Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Nëpërmjet tyre rrëfehen simbolikisht histori njerëzish e institucionesh që kanë punuar e punojnë bashkë për një të ardhme më të mirë. Ceremonia e hapjes së “Doors of Tomorrow” zhvillohet në hollin protokollar, me praninë e përfaqësuesve të organizatave kryesore italiane dhe ndërkombëtare në Shqipëri, të politikës dhe shoqërisë civile, institucioneve publike e atyre joqeveritare, të medias e biznesit. Përgjatë aktivitetit zbulohen detajet e javës në vijim, e fokusuar te rezultatet; nga infrastrukturat e reja të zhvillimit të qëndrueshëm, te komunitetet lokale; nga mbrojtja e të drejtave të njeriut te pasuria mjedisore.

Takime të posaçme, të quajtura Answers, pasojnë ekspozimin e veprave dhe, përmes analizës së detajuar, ilustrojnë bashkëpunimin shumëvjeçar mes dy vendeve në fusha të caktuara. Të ftuarit në bashkëbisedim prezantojnë rezultate konkrete dhe perspektivën e ardhshme të Kooperacionit mes Shqipërisë e Italisë mbi tema si, uniciteti i programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit, edukimi, zhvillimi rural, ekonomia sociale, formimi, puna, të drejtat e njeriut, kujdesi për mjedisin dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm. Takimet janë të hapura për median.

Aktivitetet organizohen nga bashkëpunimi i Ambasadës Italiane në Shqipëri me Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvllim, Programin italo-shqiptar të konvertimit të borxhit, Projektin NaturAl të financuar nga Bashkimi Europian dhe bashkëfinancuar nga Kooperacioni Italian, OJF italiane aktive në Shqipëri, të mbështetura nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim. Shembja e mureve të së kaluarës dhe hapja rrugëve drejt paqes, zhvillimit e stabilitetit është mesazhi që përshkon takimet e javës “Doors of Tomorrow”.

EVENTI KRYESOR: PORTAT E SË NESËRMES

KUR DHE KU: E mërkurë 1 nëntor 2017, ora 17:00, në COD – Center for Openness and Dialogue, Zyra e Kryeministrit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 1, Tiranë.

EVENTET DYTËSORE: PËRGJIGJE

Shtatë dialogë për të nesërmen. Rezultatet dhe perspektivat e ardhshme të Bashkëpunimit Italian-Shqiptar për zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim evropian.

PROGRAMI

  • BOTA E RE: Gjithëpërfshirja shkollore dhe kujdesi për fëmijët.
    6 Nëntor – ora 14.00
  • BASHKËSITË E SË ARDHMES: Zhvillimi Rural ne Shqipëri.
    6 Nëntor – ora 16.00
  • ASKUSH MOS TA PREKË FILDESIN: Gratë viktima të abuzimeve dhe mënyrat për t’i përfshirë sërish në shoqëri. Burrat e dhunshëm dhe rrugët për t’i ndryshuar ata.
    7 Nëntor – ora 11.00
  • NJË HISTORI UNIKE: Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit.
    7 Nëntor – ora 15.00
  • ZËRI I NATYRËS: Pasuria e madhe mjedisore në Shqipëri. Zonat e mbrojtura dhe turizmi i qëndrueshem.
    8 Nëntor – ora 11.00
  • ZHVILLIMI GJITHËPËRFSHIRËS: Ekonomia shoqërore dhe Reforma e sektorit të tretë.
    8 Nëntor – ora 14.00
  • PËRPAROJMË SË BASHKU: Arsimi dhe formimi profesional. Punësimi.
    8 Nëntor – ora 16.00