Vende-Vakante

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Specialist në Sektorin e Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Qendrës për Hapje dhe Dialog, (COD) (1), Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
  • Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
  • Njek në mënyrë të vazhdueshme thirrjet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me rininë dhe i raporton ato tek eprorët.
  • Ideon dhe harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme, ose ndihmon në këto procese.
  • Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

–  Të ketë mbaruar studimet universitare;
–  Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
–  Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
–  Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
–  Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.
–  Parapëlqehet të ketë punuar ose të ketë kryer intership në organizata rinore, apo organizata ndërkombëtare.
–  Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme për ҫështje që lidhen me rininë do të përbënin një vlerë më shumë. ​

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit: emanuela.shehu@kryeministria.al, këto dokumenta:

–        Letër interesi për pozicionin;
–        CV;
–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
–        Fotokopje të librezës së punës;
–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
–        Dy letra rekomandimi;
–        Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 20 janar 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori, pranë Sektorit për Krijimtarinë dhe Librin, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (COD)

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. , Tiranë ose në adresën e e-mailit: cod@kryeministria.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;
–        CV;
–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
–        Fotokopje të librezës së punës;
–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
–        Të paktën një letër rekomandimi;
–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 20 janar 2021, sjell skualifikim të kandidatit).
* Data e publikimit : 11/04/2019