Madonna with child backturned

.

SHËN MËRIA ME FËMIJËN TË KTHYER ME SHPINË

Koncept | Ernesto Spinelli
Foto | Lorenzo Pesce
Kurator | Kube Studios

T’i kthejmë sytë nga njerëzit për të kuptuar rëndësinë e çështjes gjinore dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Institucionet shqiptare dhe Sistemi Italian i Bashkëpunimit për Zhvillim mbrojnë gratë viktima të abuzimit dhe fëmijët e tyre duke mbështetur krijimin e strehëzave të specializuara në të gjithë Shqipërinë. Shumë nga këto gra kanë qenë të detyruara të ndërrojnë emrin dhe qytetin për të patur një jetë të sigurtë. Institucionet Shqiptare dhe Italiane mbështesin programet e rehabilitimit për burrat e dhunshëm, për një ndryshim real psikologjik, shoqëror dhe kulturor.