Carpet-of-Openness

.

QILIMI I HAPJES
Koncept | Ernesto Spinelli
Kurator | Kube Studios

Tradita mund të jetë zhvillim. Një instrument efikas për zhvillimin e sipërmarrjes vendore dhe të turizmit të qëndrueshëm. Sistema Italia i Kooperacionit Italian punon çdo ditë në terren, përkrah Institucioneve shqiptare, per rritjen e standarteve prodhuese të komuniteteve rurale, të prodhimeve tipike, për përmirësimin e kompetencave profesionale, për krijimin e mundësive të punësimit dhe për promovimin e një imazhi të ri të vendit. Shqipëria hapet drejt botës. Italia është përkrah saj. Përsosja e vlerave të së shkuarës do të sjellë një të ardhme më të qëndrueshme për brezat e rinj.