Unitive Walls

.

MURE QË BASHKOJNË
Koncept | Ernesto Spinelli
Kurator | Kube Studios

Në një kontekst ndërkombëtar i cili ka qenë shpesh dëshmitar i mureve ndarës, Kooperacioni Italian në Ballkan ndërton mure që bashkojnë. Janë muret e shkollave, spitaleve, laboratorëve, urave e rrugëve, sa për të sjellë disa shembuj. Janë mure që afrojnë popullsinë vendase me standartet evropiane  të bashkëjetesës dhe integrimit shoqëror.

Në kundërshtim me disa iluzione se rritja vjen nëpërmjet izolimit, Italia me anë të aktiviteteve të Kooperacionit ndërton në ballkan hapësira të qëndrueshme paqeje dhe zhvillimi të përbashkët.