COD | Artist Talks

Qendra për Hapje dhe Dialog ka kënaqësinë e fillimit të një serie të re prezantime artistësh, të fokusuar në punën e artistëve bashkëkohorë që punojnë në Shqipëri, duke i kushtuar vëmendje të veçantë marrëdhënies së tyre me mediat.

Formati propozues i prezantimit vendoset nga artisti i ftuar. Projeksion, bashkëbisedim me një kurator, artist, prezantim individual apo një leksion performues. Titulli i çdo paraqitjeje lidhet me emrin e artistit prezantues, i cili e drejton dialogun në tema specifike që kanë të bëjnë me punën e tij.

Qëllimi i COD|Artist Talk është të ofrojë, nëpërmjet gjuhës artistike, elemente që sfera e politikës mund t’i marrë ose jo në konsideratë, por me të cilat i duhet të përballet. Vetë natyra e dialogut duhet të rishqyrtohet teksa ai po ndodh brenda hapësirës së tubimeve politike, deklaratave apo vendimmarrjes. Politikanët ndërmjetësojnë dialogun me anë të metodave të ndryshme, si performancat, tekstet, të folurit, përgjigjet, imazhet, deklaratat. Praktika e artistit çlirohet nga lidhjet e çdo lloji, është anarkike, është kudo dhe u reziston përkufizimeve. Megjithatë, është arti ai që arrin të komunikojë se cilave aspekte të realitetit apo imagjinatës duhet t’u caktohen përgjegjësitë më të mëdha.

Jeni të ftuar të ndiqni aktivitetet tona, duke u informuar në këtë faqe, ose përmes kalendarit të COD. COD | Artist Talk do të organizohet nga ora 18:30 dhe 20:00 në hapësirat e Forumit dhe Dhomës Digjitale të Qendrës për Hapje dhe Dialog në Tiranë.

Vendet janë të kufizuara, ndaj çdo herë ne dërgojmë ftesa. Nëse ju intereson t’ju shtojmë në listën tonë të të ftuarve përmes emalit, ku lutem shkruani në: cod@kryeministria.al

Gaelle

marko

SU

Alfredo

LEK

Edluli

Yllka COD Artists Talks