yllka-foto-al

Yllka Gjollesha (1985, Tiranë) përdor median mikse dhe xhirimet për të prodhuar, me anë të punës së saj, një eksperiencë të bërë nga momentet poetike, apo siç i quan artistja: “fragmentet e kohëve… ku është shumë e vështirë të gjendet një pikë referimi”.

Në punën pamore të Gjolleshës, emocionet janë të lidhura me një nocion të heshtjes intime, i pamundur të arrihet në realitet, por thuajse i perceptueshëm nga mënyra se si ajo punon me kamerën. Nuk e dimë nëse koha ngjishet apo shpërthen, kur jemi me veprat e saj. E sigurt është që nuk do të humbasim, sepse Gjollesha na udhëheq brenda dimensionit delikat të asaj që shpesh rrjedh pa u vënë re, ose më mirë, nuk perceptohet në momentet dhe hapësirat publike të jetës së përditshme.

Në COD, Gjollesha, do të flasë nëpërmjet filmave të saj: “Mute” (Pa zë), “Flag” (Flamuri) dhe “4275 Music Frame” (4275 Detaji muzikor), duke u fokusuar në nocionin e “Ad libitum” që është versioni latin i shprehjes “për qejf të vet”. Termi përdoret në muzikë kur dirigjenti mund ta ekzekutojë pjesën në mënyrë të pavarur nga partitura, ose në teatër, ku aktori mund të flasë “Ad libitum” e i lejohet të shkojë përtej tekstit e të improvizojë.

Si kuptohet termi “Ad libitum” në raport me shoqërinë bashkëkohore postkomuniste shqiptare?

Punët e saj do të prezantohen në Forumin dhe në Sallën Digjitale të COD. Vizitorët janë të mirëpritur t’i ndjekin filmat nga ora 18:30 në 19:00; pastaj artistja do të zhvillojë bashkëbisedimin me audiencën deri në orën 20:00.

MUTE (Pa zë)

Video 7 ’26, 4: 3 standarde (2013)

Te “Mute”, Orkestra Simfonike e Televizionit Publik Shqiptar luan një nga pjesët më të rëndësishme të Bahut. Shikuesi e gjen veten diku përpara se veprimi të ndodhë. Gjestet dhe  lëvizjet vizuale të kësaj skene të “heshtur” sjellin përvojën e vetmuar e pa zë të dinamikave komunikuese të një orkestre simfonike.

THE FLAG (Flamuri)

Video, 10 ‘(2012)

Flamuri kombëtar zakonisht mendohet si një nga simbolet më të rëndësishme, thuajse  “të shenjta” të një vendi. Në këtë pjesë Gjollesha përpiqet të vërë re ose të mos e bëjë, të mbulojë apo të zbulojë elemente që e bëjnë objektin e flamurit, të gjallë apo të fshehur, të qartë apo të fragmentuar.

4275 FRAME MUSIC (4275 Detaji muzikor)

HD, video instalim, 1499 foto (2016)

Një pjesë e përzgjedhur nga repertori klasik. Dirigjenti po drejton për një minutë në kuadrin muzikor 1499. Çdo lëvizje, çdo detaj formon një tjetër partiturë, larg origjinës fillestare, që shkon drejt një shpërndarjeje të pakontrolluar.

Për artisten

Yllka Gjollesha lindi në vitin 1985 në Dibër, Shqipëri dhe aktualisht jeton në Tiranë.

Mes ekspozitave të shumta përmenden: Salloni i Artistit Bashkëkohor Shqiptar, MuCEM i Marsejës, Francë (2016) ACAS; Salloni i Artistit Bashkëkohor Shqiptar, Muzeu Kombëtar i Tiranës, Shqipëri 2015; Kanali i Artit Live, Galeria Savina në Moskë të Rusisë; Vjena Paralele 2015 në Vjenë të Austrisë; Imago Mundi, Projekt i Fondacionit Benetton në Shqipëri (2015); “Music Talks” Galerie Im Tralkhaus, në Salzburg të Austrisë (2015); “Sinteza” në Muzeun Pino Paskali të Italisë (2015); “POPup Apen” në Manhatan të Nju Jorkut në SHBA (2013); “Një ditë si çdo tjetër”, Galeria Zeta në Shqipëri (2015) “Tirana Open 1” Piramida e Tiranës, Shqipëri (2015) “Post New Albania Artist” Muzeu Pino Paskali në Itali (2014), Solo Show “TIME”, ekspozitë vetjake Galeria FAB, Tiranë, Shqipëri (2014); “Festivali i Regjisorëve të Rinj Shqiptarë” Nju Jork, SHBA (2013); “Mbase ëndërroj” Onufri, Galeria Kombëtare e Arteve, (2012); “Për ata që nuk mund të hyjnë”, Galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri (2008).