foyto

Su Tomesen (1970) është artiste vizuale me banim në Amsterdam e Jogjakarta. Formimi i saj, – arsimuar në histori dhe regjisore në televizion, – është pjesë e integruar e punës së përditshme. Duke punuar kryesisht me video, fotografi dhe instalacione, praktika e Tomesen përfshin udhëtimet, kërkimet në rrethana specifike dhe vëzhgimin e situatave që lidhen me tematika të ditës.

COD Talk, në një bashkëbisedim me Stefano Romanon, Tomesen do të shpalosë objektin e mikroekonomisë, të lidhur me praktikën e saj të zgjeruar artistike, duke diskutuar mbi filmat e saj, Jalan (2015) dhe Rruga (2016).

Oraret në Forum:

-18:30-19:00 Shfaqja e filmit “Jalan”
-19:00-20:00 Tomesen shfaq fragmente të filmit “Rruga”, në bashkëbisedimin me Stefano Romanon.

Jalan
“Jalan” përshkruan një ditë imagjinare, nga ora 17:00 deri në 18:00. Ritmi i filmit përcaktohet nga moti: nxehtësia e mëngjesit të vonë, pasditja dhe shirat e rrëmbyeshëm ngadalësojnë montazhin. Sheh teksa pleksen historitë e disa shitësve dhe materialet.

Materialet e tilla, si kuti të vjetra kartoni, goma të përdorura, gota boshe plastike dhe shishet  riparohen, ripërdoren, të ndryshuara, të paketuara. “Jalan” trajton zgjuarsinë, riciklimin dhe mprehtësinë brenda organizimit të ekonomisë informale në rrugët e Jogjakartas.

Rruga
Filmi “Rruga” u realizua gjatë qëndrimit të Tomesen në TICA, Tiranë, dhe hedh vështrimin kryesisht ndaj çështjeve të ngjashme të mikroekonomisë, të pranishme dhe në filmin e saj të mëparshëm “Jalan” (2015). Në COD Talk do të shfaqen fragmente të filmit dhe do të diskutohet me kuratorin Stefano Romano. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Tomesen ishte shumë aktive në rrugën “Myslym Shyri”, – vendin ku ende jeton, – e konsideruar si një nga rrugët më elegante, ku mund të gjesh shumë dyqane që shesin coha të shtrenjta, veshje dhe fustane nusërie. Megjithatë, edhe këtu gjenden mikrorealitetet e ekzistencës që theksohen përmes xhamit zmadhues të Su, dhe bëhen shumë më të pranishme se sa mund të duken kur je duke ecur vetë atje.

RRETH…
SU TOMESEN

Në vitin 2007 Tomesen u diplomua në Artet e Bukura në Institutin Sandberg të Amsterdamit. Ndër të tjera, puna e saj u shfaq në “Selametan Digital” të Fondacionit Langgeng Art në Jogjakarta, ‘Wanderlust’ në BQK Zuidoost në Amsterdam, ‘oet d’r Sjtup’ në Schunck* në Heerlen. Hapi ekspozitë vetjake me të shoqin, artistin indonezian Teguh Hartanto në Erasmushuis në Xhakartë dhe ekspozitë vetjake në Casa Tres Patios në Medellín. Në verën e vitit 2014 ajo nisi serinë e punimeve “Indonezia Plastike“ me “Toko” dhe “Rumah”, në Amsterdam. Ka qenë artiste me vendqëndrim në Beograd, Aman, Johanesburg, Medellín dhe në TICA, Tiranë, në vitin 2016.

STEFANO ROMANO

Si artist dhe kurator, ai kujdeset për sipërmarrje dhe aktivitete “diasporike”, duke trajtuar konfliktet, antagonizmat e reja dhe nevojën për realitet social. Punon prej më shumë se një dekade në Shqipëri, ku ka ideuar disa projekte, si artist dhe kurator. Ka marrë pjesë në Bienalen e Tiranës 3, ka ideuar hapësirën 1.60insurgent, të fokusuar në hapësirat publike dhe ka qenë bashkëthemelues i T.I.C.A. (Institutit të Artit Bashkëkohor në Tiranë). Në vitin 2012 bashkëthemeloi DyZeroTre (DZT) dhe MAPS – Muzeun e Artit në Hapësirën Publike. Veprat e tij janë shfaqur në muze dhe ekspozita kombëtare e ndërkombëtare, si: Qendra e Kulturës Tulla (Tiranë, Shqipëri); Palazzo della Misericordia, në kuadër të ArtDate – Dialog në Kohë (Bergamo, Itali); Palazzo Costanzi (Trieste, Itali); Studio Tommaseo (Trieste, Itali); BACO arte contemporanea (Bergamo, Itali);

The film Rruga is funded by the Mondrian Found and supported by TICA

M&T