NIKOLA SENJO
Dizajner
Nikola Senjo ka kryer studimet e larta Bachelor në degën Art dhe Dizajn dhe Master Shkencor në specialitetin Dizajn i Aplikuar, në Universitetin Polis në Tiranë. Gjithashtu, ka ndjekur disa kurse on-line dhe on-site për marketing dhe menaxhim të rrjeteve sociale ku zotëron disa certifikata si i specializuar në këtë fushë, dhe disa kurse për fotografi dhe video.
Gjatë viteve të studimit, Nikola është angazhuar në projekte të ndryshme me fokus marketingun dhe dizajnin. Gjithashtu ka kryer trajnime të ndryshme brenda vendit dhe në Itali me fokus në botën e modës dhe të bukurës. Gjatë periudhës së masterit, ka qenë i angazhuar në rolin e asistent pedagogut në lëndën e Multimedias si dhe ka kontribuar në disa nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri si dizajner dhe fotograf.
Gjithashtu, Nikola zhvillon aftësitë e tij në fushën e strategjisë së shitjeve për biznes dhe marketing, ku ushtron dizajnin dhe strategjitë e marketingut dhe mirëmbajtje të rrjeteve sociale dhe web-it të disa prej bizneseve më në zë të vendit, si dhe montazh dhe animacion videosh dhe spotesh publicitare në disa prej televizioneve Shqiptare dhe bizneseve të ndryshme. Nikola Senjo ka punuar si fotograf dhe dizajner i pavarur për 8 vite dhe gjatë periudhës qershor 2019 – nëntor 2023 ka qenë i punësuar në Bashkinë e Tiranës ne disa pozicione të ndryshme si dizajner, këshillues dhe krijues projektesh, montazher etj.
Ne nentor 2023, Ai u emërua Dizajner i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.