StaffAll_DrP

ERIDANA ÇANO
Drejtor i Përgjithshëm


Që prej vitit 2017, Eridana Çano mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, agjenci e cila menaxhon platformën e bashkëqeverisjes “Me ju për Shqipërinë që Duam”.

Para këtij pozicioni, nga qershori 2015 deri në nëntor 2017 ajo ka mbajtur postin e zëvendës shefit të kabinetit të Kryeministrit. Portofoli i saj përfshinte çështjet e integrimit evropian, çështjet e administratës publike, koordinimin e donatorëve dhe menaxhimin e projekteve me rëndësi të madhe.

Deri në qershor 2015 ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, i cili njëkohësisht ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.

Ajo vjen në këto pozicione në qeverinë shqiptare pas një karriere të gjatë në organizata dhe institucione ndërkombëtare si: IOM, Banka Botërore, UNDP dhe Këshilli i Evropës, duke punuar kryesisht në menaxhimin e projekteve që mbulojnë fusha si: antikorrupsioni, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, mirëqeverisja, diplomacia kulturore dhe publike.

Znj. Çano ka një përvojë të madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor; në vitet 2007-2013, ajo ka jetuar dhe punuar në Prishtinë, Kosovë.

Eridana Çano zotëron një diplomë Bachelor në Sociologji nga Universiteti i Tiranës.