Patrizia Gostivari

PATRIZIA GOSTIVARI
Specialist / Sektori i Dialogut dhe Multimedias


Patrizia Gostivari ka kryer studimet e larta Bachelor në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë, në specialitetin “Violinë” dhe vazhdon studimet në Master Shkencor “Arte të Aplikuara” në Universitetin Europian të Tiranës. Fituese çmimesh në disa konkurse talentesh si: “Tirana Talent” (2014); “Tirana Talent” (2016).

Pjesëmarrëse në disa aktivitete të ndryshme kulturore në grup shoqërues si: “X Factor” in 2016; “Krishtlindje në Tiranë”; Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Chamber Fest Durrës” edicioni XIII in 2018 dhe IVX in 2019; Koncert në Pallatin e Kulturës Krujë in 2022.

Patrizia është bërë pjesë e stafit të COD nga dhjetori i 2023, si Specialiste në Sektorin e Dialogut dhe Multimedias.