Ekspozitë

Banner 2

Remains of Paranoia | Alfred Diebold

The Albania Memory Project

 

Ka shumë histori dhe thashetheme për atë që ndodhi në Shqipëri në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, veçanërisht për objektet ushtarake, të cilat u ndërtuan pjesërisht me punë të detyruar. Gjatë regjimit komunist, në territorin shqiptar ka pasur shumë hapësira, në tokë ose në det, të cilat asnjëherë nuk ishin të hapura për publikun, ishin rreptësisht të ndaluara dhe të rrezikshme për të hyrë në to. Këto vende, që ishin nën kontrollin dhe komandën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në shumë raste nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Brendshme, sot dëshmojnë se si Shqipëria ishte gjithmonë e përgatitur për “luftë” dhe mbrohej nga “nevoja e vazhdueshme”, që kishin vendet fqinje dhe NATO-ja, për të sulmuar “vendin më madhështor në botë”, siç i deklaronte popullit të tij diktatori Enver Hoxha, duke i imponuar të gjithë vendit ndjenjën e lavdisë dhe të frikës së tij të përhershme. Për shkak të kësaj lavdie dhe frike, forcat ajrore në atë kohë kishin qindra pilotë për të kontrolluar disa avionë luftarakë të sofistikuar, të ashtuquajtur avionë luftarakë sovjetikë me një motor. Pilotët ishin anëtarë të një elite ushtarake të lartë, e cila ishte ngarkuar nga regjimi paranojak i Shqipërisë komuniste për të frenuar armiqtë e panumërt, të cilët nuk erdhën kurrë dhe as nuk e sulmuan vendin. Avionët ishin të prodhimit sovjetik dhe kinez, ndërsa nëndetëset me bazë në Pasha Liman dhe Porto Palermo ishin kryesisht të prodhimit sovjetik. Edhe sot, pak ushtarë i mbrojnë këto objekte luftarake, edhe pse janë tërësisht të ndryshkura dhe të mbetura si relikte të harruara e të padobishme, ende jashtë syve të publikut. Dy esetë e shkruara për ekspozitën, përshkruajnë “miqësinë” jetëshkurtër ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve, si: Bashkimi Sovjetik, Kina dhe Jugosllavia, në mënyrën si ndikoi përkeqësimi i këtyre marrëdhënieve politike në Shqipëri dhe në ekonominë e saj, si dhe lindjen e ideologjisë socialiste, që diktatori e identifikoi si marksiste-leniniste antirevizioniste. Fotot e këtyre zonave ushtarake të harruara, të kompozuara në mënyrë artistik për të krijuar këtë ekspozitë, synojnë të dëshmojnë historinë në këndvështrimin e sotëm. Vendet dhe njerëzit që shërbyen në këto hapësira ushtarake, nuk duhen lënë në harresë.

 

Foto