Ekspozitë në COD

web_1
web_3
web_2
web_4

→ Balkan Girl Power

11 – 28 shkurt 2019

Tiranë, 11 shkurt 2018, ora 18:00 – COD hap ekspozitën fotografike “Balkan Girl Power” kuruar nga artisja britanike, Lala Meredith Vula. 75 vajza, të grup-moshave nga 18-26 vjeç nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, janë bërë bashkë në këtë projekt, i cili nisi si një platformë online në muajin korrik të 2018. Ato patën mundësi të trajnohen, këshillohen nga mentoret: Blerta Kambo, Fjolla Besimi, Maja Đurić, Marija Djokovic, Tamara Zidar, Tomislav Georgiev për të menduar në mënyrë kritike e krijuese, mbi realizimi e fotografive që bartin mesazhe të forta.

Ekspozita synon që përmes fotografive e çdo imazhi, të shpalosë rrugëtimin jo të lehtë të gruas në këto vende dhe problemet me të cilat ajo përballet çdo ditë. Përmes Balkan Girl Power, vajzat  pjesëmarrëse nga pesë vende e Ballkanit Perëndimor, dokumentojnë jetën, ëndrrat dhe perspektivat që gjithsecila ka në raport me vetën, vendin, rajonin dhe sfidat e së ardhmes për t’u bërë pjesë e integruar në Bashkimin Europian.

Më 12 shkurt, një ditë pas ceremonisë së hapjes së ekspozitës, në Forumin e COD do organizohet një workshop mbi temën “Të qenit një vajzë në Ballkanin Perëndimor” dhe një master klasë nga Lala Meredith Vula, profesoreshë e artit dhe e fotografisë në Universitetin De Montfort, në Britani.

Ekspozita përmban 68 fotografi të përzgjedhura e do të qëndrojë e hapur për publikun, deri 28 shkurt 2019.

* * *

Balkan Girl Power, është një iniciative rajonale e mbështetur nga Western Balkan Fund. Instituti për Kontratën Shoqërore në Shqipëri zbatoi dhe udhëhoqi këtë projekt në bashkëpunim me katër organizata partnere të shoqërisë civile, si: Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në Kosovë, Këshilli Kombëtar Rinor i Maqedonisë, iACT në Mal të Zi, dhe Shoqata për Promovimin e Aktivizmit, në Serbi.