23116846_551669575173189_4498860815559184679_o

.

DYERT E SË NESËRMES

Ҫdo projekt i Kooperacioni Italian është një rrugë që hapet drejt paqes dhe zhvillimit.

Dyert e së Nesërmes është një fushatë komunikimi e Sistemit Italian të Bashkëpunimit për Zhvillim. Një ekspozitë origjinale. 8 ide të reja për një histori të përbashkët. 8 vepra, të krijuara dhe të realizuara nga një grup të talentuarish italianë dhe shqiptarë. Ujë dru, tulla, dritë, xham. Nga materialet më të thjeshta dhe thelbësore me të cilat Italia dhe Shqipëria kanë punuar së bashku, te 8 simbolet unike të një miqësie të madhe, të hapur drejt një të ardhmeje më të mirë, më të qëndrueshme, më të drejtë.