ENKI

ENKELEJDA MURATI
Specialiste komunikimi


Enkelejda Murati mbaroi studimet për Financë-Kontabilitet në Universitetin e Tiranës, në vitin 2015. Zotëron Master në Marketing, përfunduar në 2016 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.  Murati ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Liderëve të Rinj, në trajnimin profesional të licencuar për praktikat e kontabilitetit dhe programin financiar “Financa 5”, stazh në departamentin e financës pranë një biznesi privat, trajnim mbi Pronësinë Intelektuale dhe Mbrojtjen e Markave dhe Shkollën Verore për Administratorët e Rinj Publikë. Është aktiviste pranë Qendrës Rinore Tiranë. Ka ndjekur stazhin në COD që në korrik të 2016 dhe vijon bashkëpunimin me institucionin.