Eni Zeneli

ENI ZENELI
Specialist / Sektori për Hapje dhe Risi Rinore


Eni Dare Zeneli përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dega Përkthim-Interpretim Gjuhë Sllave (Rusisht, Spanjisht).
Në vitin 2010, përkthen librin “Ushtrime Shpirtërore” të Ignacio de Loyola, punë e cila do ta nxirrte fituese të konkursit realizuar nga Ministria e Kulturës Spanjolle.
Në vitin 2013, Eni përfundon në Madrid, Spanjë Universitetin e Gjuhëve të Huaja duke u specializuar për “Didaktikë dhe Metodologji për Fëmijë” në Universitetin Santiago de Compostela. Gjatë kësaj periudhe u angazhua të ndiqte trajnime të ndryshme në Spanjë, mbi realizimin e projekteve televizive dhe gazetarinë.
Pas përfundimit të universitetit punoi në Ministrinë e Integrimit e më pas gazetare në Top Channel. Në 2017, Eni u përzgjodh nga stafi i Festivalit Botëror të të Rinjëve dhe Studentëve, mbështetur nga OKB, të marrë pjesë në trajnimet lidhur me “Media e Re” (New Media). Si pjesë e Delegacionit Shqiptar, si përfaqësuese jo vetëm e Shqipërisë por edhe si pjesë e medias në Shqipëri, ajo mori përsipër të ndante me 188 shtetet e tjera përfaqësuese në festival, realitetin mediatik shqiptar duke ngritur edhe shqetësimet por edhe gatishmërinë e saj në hartimin e projekteve të reja televizive me karaktet edukativ. Në vitin 2019, pas përfundimit të një trajnimi 1-vjeçar në Londër, Angli, ajo u punësua pranë Postës Shqiptare me projektin “Posta hibride”. Pas krijimit të kësaj drejtorie, Eni i bashkohet stafit të Euronews Albania, si kryeredaktore dhe autore e programit Euronews Tonight, për një vit e gjysmë. Në vitin 2020, ajo angazhohet pranë Bashkisë Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Kopshtit Zoologjik, si themeluese e klasave mësimore dhe Drejtuese e Departamentit të Edukimit dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe Median deri në shtator 2024.
Karriera e saj përfshin artikuj të paraqitur në konferenca ndërkombëtare me karakter social, veçanërisht në psikologjinë pozitive dhe rëndësinë e këshilltarit për median.
Gjithashtu, Eni ka drejtuar kursin për fëmijët nga mosha 5-12 vjeç në qendrën e Artit Bashkëkohor Harabel.
Aktualisht, është pjesë e ekipit të COD nga tetori i vitit 2024 në pozicionin Specialiste e Sektorit të Hapjes për Risi Rinore.