Megi Tafaruçi

MEGI TAFARUÇI
Përgjegjës Sektori / Sektori i Dialogut dhe Multimedias


Megi Tafaruçi ka mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Master Shkencor Profili Urban në vitin 2017. Në vitin 2019 është diplomuar në Master mbi Planifikimin Hapësinor dhe Aplikime GIS, diplomë e përbashkët midis Universitetit Polis dhe Universitetit Erasmus të Roterdamit.

Ka qenë pjesëmarrëse e programeve të shkëmbimeve kulturore Erasmus+, 2+2, në Amsterdam Hollandë.

Ka punuar si arkitekt projektues i brendshëm dhe i jashtëm në kompani private në Shqipëri dhe në Gjermani, gjatë viteve 2015-2019.

Eksperienca e saj në fushën e menaxhimit, organizimit dhe kurimit të ekspozitave ka nisur në Galerinë Kombëtare të Arteve të Tiranës (GKA), ku ka zhvilluar një sërë ekspozitash të artistëve të rëndësishëm të artit pamor shqiptar dhe ndërkombëtar, gjatë viteve 2020-2021.

Pjesë e stafit të COD që nga nëntor 2021 si Përgjegjës i Sektorit të Dialogut dhe Multimedias.