milena foto

Milena Selimi
Drejtor


Me një eksperiencë të pasur si gazetare, përkthyese, skenariste dhe shkrimtare dhe përvojë menaxhimi në media, si kryeredaktore dhe editore përgjegjëse për redaksinë e kulturës në media të ndryshme. Këshilltare për Media dhe Komunikim në Ministrinë e Kulturës nga viti 2013-2019.  Ka bashkëpunuar në organizata kombëtare e ndërkombëtare si korrespondente, koordinatore, moderatore  dhe anëtare jurie në fushën e gazetarisë, filmit dhe kritikës si: TIFF, Çmimet KULT, Festivali POETEKA, Balkan Media Magazine, etj.  Pjesëmarrëse në aktivitete dhe panele të ndryshme që lidhen me zhvillimet e gazetarisë, dramaturgjisë dhe përkthimit, brenda dhe jashtë vendit si TRADUKI, “Writer-in-Residence”-Kroaci, Sremski Karlovci-Novi Sad , Sarajevë, Sofie, etj. Përkthyese në shqip e autorëve bashkëkohorë të letërsisë ballkanike. Ka mbaruar  Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë –Dega Gjuhë-Letërsi shqipe/Tiranë dhe Universitetin   “Kliment Ohridski” Sofje  specializuar në Gazetari Televizive. Milena Selimi i bashkohet stafit të COD-it në korrik 2019.