Vende-Vakante

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori, pranë Sektorit për Krijimtarinë dhe Librin, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (COD)

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. , Tiranë ose në adresën e e-mailit: cod@kryeministria.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;
–        CV;
–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
–        Fotokopje të librezës së punës;
–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
–        Të paktën një letër rekomandimi;
–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 04 qershor 2018, sjell skualifikim të kandidatit).
* Data e publikimit : 11/04/2019