ejona

EJONA BRIHMANI
Specialiste biblioteke


Ejona Brihmani përfundoi studimet për Gjuhë Angleze pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës në vitin 2008. Zotëron Master Profesional në Mësuesi për Gjuhë Angleze, për shkollat e mesme. Ka kryer studimet pasuniversitare në Shkollën Kombëtare 2-vjeçare të Bibliotekonomisë pranë Bibliotekës Kombëtare dhe kursin vijues 1-vjeçar për Bibliotekonomi. Është licencuar për përdorimin e sistemit online bibliotekar COBISS. Ka punuar si specialiste në Sektorin e Librit në Gjuhë të Huaj pranë Bibliotekës Publike të Fierit. Iu bashkua ekipit COD në dhjetor të 2016.