Adnand Matushi-04

ADNAND MATUSHI
Koordinator, rajoni Gjirokastër / Sektori i Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog në rajone


Adnand Matushi është diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë – Fizikë me profil Matematikë. Pas diplomimit, është fokusuar në rrugën e biznesit privat, ku ka punuar si administrator për një periudhë 7- vjeçare.

Në vitin 2014 u emërua drejtor i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional. Më pas, Adnandi kaloi në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit” në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Po në këtë vit, u emërua Drejtor Rajonal i Shërbimit Pyjor, post të cilin e mbajti deri në reformimin e institucionit.

Në vitin 2016 u emërua Drejtor i Agjencisë së Bujqësisë, Veterinarisë dhe Mjedisit, pranë Bashkisë Gjirokastër. Në vitin 2022, ushtroi profesionin e mësuesit në Shkollën e Mesme e Bashkuar, Bularat, (ZVA Finiq – Dropull), profil Matematikë, për një periudhë 1- vjeçare. Në vitin 2022 vazhdoi të ushtrojë profesionin si mësues pranë shkollës “ Seit Lesko” , (ZVA Sarandë- Konispol).

Në vitin 2023 u emërua si Këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Bashkisë Gjirokastër.

Adnandi i është bashkuar stafit të COD në shkurt të vitit 2024 dhe mban pozicionin e Koordinatorit të Qendrës për Hapje dhe Dialog, Rajoni Gjirokastër.