Tea Aliaj

TEA ALIAJ
Specialist / Sektori i Hapjes për Risi Rinore


Tea Aliaj ka përfunduar studimet Bachelor në degën “Biznes dhe Ligj” në vitin 2020 dhe në vitin 2022 përfundoi studimet Master i Shkencave në degën “E drejtë Civile dhe Tregtare” në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Gjatë viteve akademike të studimeve është angazhuar si ndihmëse juriste në sektorin privat, pranë kompanisë “Hutterer & Lechner Albania”. Ka 4 vite eksperiencë në fushën e shitjeve dhe marketing-ut, si dhe në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe website-ve.
Tea është pjesë e ekipit të COD nga korriku i vitit 2023 në pozicionin Specialiste e Sektorit të Hapjes për Risi Rinore.