Ekspozitë

Michelangelo Pistoletto2_Poster AL

Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm

Artivizimi është një koncept i krijuar nga Fondacioni Pistoletto Cittadellarte, që shkrin dy fjalë: “art” dhe “aktivizim”. Përfaqëson idenë e përdorimit të artit si instrument aktiv për të nxitur, për të përfshirë dhe për të aktivizuar ndryshimin social. Bëhet fjalë për një qasje që shkon përtej shprehjes artistike, duke nxitur artistët dhe personat që punojnë me artin, për t’u bërë aktorë të gjallë të transformimit përmes veprave të tyre dhe ndërveprimeve me shoqërinë.

Artivizimi sjell në vetvete një përfshirje të drejtpërdrejtë të artistit dhe të personave që punojnë me artin në komunitet, duke përdorur artin si mjet për t’u bërë ballë çështjeve sociale, për të nxitur dialogun dhe të vepruarin. Ky koncept thekson rëndësinë e artit si mjet ndryshimi dhe përfshirjeje aktive në realitetin shoqëror.

Një mendim i ri duhet të frymëzojë ekonominë dhe politikën. Vendi ku formohet ky mendim, mund të jetë laboratori krijues i një arti të angazhuar në pikëpamjen sociale. Shoqëria civile bëhet kështu materiali i ri plastik, të cilit i duhet dhënë formë në përplasjen strukturore ndërmjet diversitetit dhe homologimit.

Michelangelo Pistoletto

EXPO-VIEW

Çelja e Ekspozitës