Erjonilda Dojka2

ERJONILDA DOJKA
Përgjegjës Sektori / Sektori i Librit dhe Projekteve


Erjonilda Dojka ka mbaruar Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2007 dhe në vitin 2013 ka kryer studimet Master të Nivelit të Dytë në gjuhësi, specialiteti Dialektologji.

Ka kryer praktikën profesionale në fushën e gazetarisë pranë Zyrës së Shtypit në Prefekturën e Tiranës në vitin 2008. Është angazhuar në organizimin e ekspozitave sportive dhe në studimin “Sporti shqiptar në vitet 1900-1946” si redaktore e gjuhës shqipe.

Ka një eksperiencë të gjatë si redaktore e gjuhës shqipe për kanale të ndryshme televizive gjatë viteve 2008-2015. Eksperienca e saj si redaktore e gjuhës shqipe ka filluar gjatë viteve të studimit në projekte të ndryshme studimore e katalogë të sipërmarrjeve private. Nga viti 2015 – shkurt 2021 ka punuar si arsimtare në Arsimin e Mesëm të Lartë, ku spikat puna parapërgatitore e Maturës Shtetërore për lëndën e gjuhës dhe të letërsisë.

Është pjesë e ekipit të COD nga shkurti i vitit 2021 dhe aktualisht mban pozicioni e Përgjegjësit të Sektorit të Librit dhe Projekteve.