luli

EDSON LULI
lindur në Shkodër (Shqipëri) në 1989, jeton dhe punon në Milano.

Puna e Edson Lulit është një investigim i vazhdueshëm për ekzistencën e qenies dhe lidhjes së saj me teknologjinë. Mënyra si sillemi në hapësirë në jetën e përditshme mund të jetë esenca e prezencës sonë në botë. Por çfarë ndodh kur nisim të reflektojmë mbi të, ndoshta përballë një pajisjeje? Roli i artistit, për Lulin, është ai i aktivuesit të perceptimit, duke lundruar midis metodave filozofike, psikoanalitike dhe shkencore të vëzhgimit. Duke i ofruar audiencës një lloj vështrimi pjesëmarrës, ai propozon, nëpërmjet praktikës së tij, pasigurinë e gjeografisë të realitetit dhe virtuales të vetes.

Në COD Luli do të ndërhyjë në hapësirat e Forumit dhe dhomës digjitale duke propozuar një dialog lidhur me: Vëzhguesi dhe i Vëzhguari

PUNET E SHFAQURA
Dhoma Digjitale

Një rreth vicioz (2013)

Video, b/z, pa zë, 22 min 35 sek

“…Me kameran e montuar në anën e djathtë të makinës, ngas një rreth të plotë, rrugën më të rëndësishme të një qyteti në të cilën historia shkruhet në forma të ndryshme, ku marr rolin e vëzhguesit duke hyrë në ritmin dhe kompleksitetin e tij…“EL

Salla Forum

Me kë po qesh?, 2015

Video – instalacion interaktiv

Projeksioni, një hapësirë virtuale që përfaqëson realitetin, kushtëzon sjelljen e audiencës. Me kë po qesh? është një bashkëveprim midis realitetit fizik dhe virtual, ku secili nis të vëzhgojë veten.

RRETH ARTISTIT
Luli ka marrë pjesë në: Tirana Film Festival, Tirane 2016, Hotel Europa, Concordia, Exhibition Space Langestraat 56, Holland 2016;  Fuori  Visioni – Festivali i Artit Bashkëkohor,  Piacenza,  2016; Talking About, MM XI, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, 2016; VideoZero, Akademia e Arteve të Bukura Brera, 2016; Combat Prize, Muzeu G. Fattori, Livorno, 2016. Festivali i Filmit Milano, Milano, 2015; VideoZero, Akademia e Arteve të Bukura Brera, 2015; Identitetet e së Ardhmes, Galeria Laura Haber, Buenos Aires, 2015; Ritmi I artit shtrihet diku në mes, Bienalja e Fundit të Botës IV, Kili, 2015; Identitete Hibride, Venecia Bashkëkohore, Pallati Flangini, Venecia, 2014; Pamur, Festivali I Arteve Vizuale, Tiranë; Black Box, Galeria Malaga Home, Milano, 2014.