JONIDA KOÇI
Fotografe


Jonida Koçi ka kryer studimet e larta Bachelor dhe Master në degën Regji Filmi dhe Televizioni, në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Gjatë viteve universitare e më pas, është angazhuar në produksione filmash e reklamash, ku ka realizuar tre filma me metrazh të shkurtër, si skenariste dhe regjisore. Disa ndër këto produksione janë financuar nga “Qendra Kombëtare e Kinematografisë” dhe “Ministria e Kulturës” si dhe janë shfaqur në festivale filmi brenda dhe jashtë vendit.

Jonida i është bashkuar stafit të COD që nga shkurti i vitit 2021 si Specialiste e Sektorit të Dialogut dhe Multimedias.