JETONA KOÇIBELLI
Drejtor / Qendra për Hapje dhe Dialog (COD)
Jetona Koçibelli, që prej shtatorit 2024 është Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.
Znj. Koçibelli mban një Diplomë Bachelor (BA) në “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” (2011) dhe një Diplomë Master Shkenor (MSc) për “Marrëdhëniet me Publikun” (2016), nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Përveç arsimimit të saj formal, Jetona ka pasuruar më tej ekspertizën e saj profesionale përmes një sërë kualifikimesh të specializuara, duke përfshirë: Trajnime dhe studime të avancuara për gazetarinë investigative nga Rrjeti Ballkanik i Raportimeve Investigative (BIRN) (2015); nga Agjencia Ndërkombëtare Franceze e Lajmeve (AFP) (2010); Trajnime të fokusuara në çështjet mjedisore, nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) (2011); Seminare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara mbi Konventat e OKB-së, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (2011); Trajnime për Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Politikë përmes Mediave Sociale, nga Instituti EUNACAL (2011), etj.
Gjatë dekadës së fundit, ajo ka shërbyer si Autore, Producente, Prezantuese, Gazetare e mirënjohur për televizionet: Top Channel (2016 deri më sot), si – Autore dhe Drejtuese e Emisionit “ArtKand”, Autore e Emisionit “Exclusive”, Gazetare në Departamentin e Lajmeve; dhe në një gamë të gjerë temash kulturore; Klan (2014-2015), si – Gazetare; A1 Report (2013-2014), si – Gazetare për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2013, Intervistuese dhe Prezantuse Rubrikash; TV Channel One (2011-2013), si – Moderatore e dy Emisioneve “Profil Artisti” dhe “Rubrika e Librit”.
Për më tepër, Znj. Koçibelli është e angazhuar si Konsulente dhe Promovuese Arti, duke ofruar ekspertizën e saj të vlefshme në zhvillimin dhe kurimin e ekspozitave si – “Gruaja Horizont” (2023) dhe “Backstage Show” (2024) – dhe projekteve të ndryshme artistike. Si një estete dhe kritike arti, ajo ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj së bukurës dhe artit. Ajo është gjithashtu njohëse shumë e mirë e kulturës, artit, letërsisë, dhe politikës shqiptare. Gjatë karrierës së saj, Jetona ka kontribuar në krijimin dhe zhvillimin e dokumentarëve historikë dhe artistikë. Ajo zotëron gjuhët angleze dhe italiane me një nivel të lartë.