Meri File

QERIME FILE
Përgjegjës Sektori / Sektori i Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog në Rajone


Qerime File ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Fakultetin e Arteve Figurative, Barchelor Tekstil/ Fashion Modë dhe Master Shkencor dhe Profesional në degën Pikturë Monumentale.

Prej një eksperience gati 10 vjeçare, nga viti 2012 është pjesë e Artit Pamor në ekspozita kolektive dhe kuratoriale ku shënon rreth 42 ekspozita brenda dhe jashtë vendit: Mal të Zi, Francë, Belgjikë.

Fituese e dy çmimeve ndërkombetare në Biennalen e Vizatimit: Çmimi i parë “Best Drawing” dhe Çmimi i parë “Unique Concept” (2018- 2020) Kosovë/ Mal i Zi.

Qerime shënon rreth 20 publikime në gazeta dhe revista mbi kritikën në artin shqiptar bashkohor dhe influencat e artit në ngjarje të periudhave te ndryshme historike.

Ilustruese e disa prej shtëpive botuese më të rëndësishme shqiptare si: Albas, Toena, Pegi, Onufri duke përfshirë dhe librin shkollor. Këshilltare Arti në Bashkinë Pogradec në evidentimin dhe promovimin e vlerave artistike dhe implementimin e projekteve kulturore në Galerinë e Artit dhe Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci”.

Prej 2 vitesh piktore filmi-dokumentar me trajtim temash social për te drejtat e njeriut dhe lirive themelore duke prezantuar për te dytin vit rradhazi në Parlamentin Evropian, Bruksel.

Tashmë pjesë e botës akademike si pedagoge në Universitetin Polis dhe më pas në Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës si pedagoge e lëndes së vizatimit.

Qerime File i bashkohet stafit të COD në qershor 2024 si Përgjegjës Sektori në Sektorin e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.