MARCO-KOVER

Marko Stamenkovic (1977) është një historian arti nga jugu i Serbisë, i cili fokusohet tek  racionaliteti politik i krijimit të imazhit në një kontekst global. Gjatë dekadës së fundit, ai ka punuar kryesisht në fushën e arteve bashkëkohore si  kurator, kritik, shkrimtar dhe pedagog duke u fokusuar në ndërthurjen e të menduarit vizual me teoritë sociale, filozofinë politike, dhe praktikave kulturore të të shtypurve. Për të, kërkimi kuratorial ka potencialin të tërheqë aspektet e anashkaluara të ekzistencës njerëzore duke zgjeruar kufijtë e vetëdijes sonë për atë që është e panjohur, e paprezantuar apo e padëgjuar.

Biseda i tij në Qendrën për Hapje dhe Dialog  do të fokusohet në nocionet e fuqisë, gjinisë mashkullore dhe etnitetit në Ballkan. Si pikënisje, ai do të na prezantojë një fotografi bardh e zi me titull “Fustanella” krijuar së bashku me projektuesin dhe fotografin Mohammad Ashique (1992, Dhaka, Bangladesh), i cili do t’i bashkohet diskutimit. ‘Fustanella’ nënkupton një veshje të bardhë tradicionale për burrat në Europën Juglindore. Por si duket sot një i huaj duke ekspozuar veten publikisht me këtë veshje ‘femërore’, në formë fundi, sidomos nëse ai është një serb në Shqipëri? 

FUSTANELLA

Ditët e fundit të verës, ose në fillim të vjeshtës, diku në Ballkan … Në të majtë, një rrugë me kalldrëm që ngjitet përmes zinxhirit të dyqaneve të vogla. Në të djathtë, një figurë mashkullore e ulur para një taverne, me një gotë raki në tavolinën pranë tij dhe një cigare në dorë. Asgjë e pazakontë për një zonë të pazarit të stilit osman, asgjë e pazakontë për qytetet e ‘Lindjes së Mesme’, qytetet e jugut Europian … Pamja e njeriut, me një veshje të bardhë si fund, jo fustan as pallto, por të dyja në të njëjtën kohë, i jep një përshtypje të çuditshme, edhe pse: sidomos kur kombinohet me një palë çizme të zeza të stilit ushtarak, xhinset që ka veshur poshtë, dhe një kapele konike të bardhë (qeleshe) mbi kokën e tij. Në pozën e tij të zhytur në mendime, i pastrehë edhe pse në shtëpi, i qetë por ende disi i trishtuar, ai është një i huaj që përfshihet në kronikat e një qyteti të gurtë: ku fustanellat e meshkujve ende besohet të kenë fuqinë magjike që ndihmon zhdukjen e ndasive gjinore, po aq sa shpreh nevojën për të rikthyer ndarjet ndër-etnike – në një këndvështrim personal (po aq dhe kolektiv) që pajtohet me ‘Inferiorin Tjetër’.

BIO

Marko Stamenkovic u lind në vitin 1977 në Vranjë, Serbi. Ai u diplomua për Histori Arti në Universitetin e Beogradit me tezën Teoria e Analizës së Vështrimit dhe Imazhit (2003), mbrojti Masterin për Politikat Kulturore në Universitetin e Arteve në Beograd me tezën e Statusit të Praktikave Kuratoriale në Kushtet Post- Socialiste (2005). Ai gjithashtu është doktoruar në Filozofi nga Universiteti i Ghent në Belgjikë me tezën e Kulturave Vetëvrasëse: Teoritë dhe Praktikat e Tërheqjes Radikale (2014). Në fillim të viteve 2000, ai ka kuruar projekte dhe ekspozita në Serbi dhe jashtë vendit dhe ka kontribuar në botime të shumta, duke përfshirë lexuesit teorikë, revistat kulturore, libra të artistëve dhe katalogë ekspozitash. Ai gjithashtu është ftuar rregullisht për fjalime publike në universitete, akademitë e arteve dhe hapësirat kulturore. Projektet e tij më të fundit përfshijnë ekspozitën  Ki besim tek femrat (Galerie Michaela Stock, Vienna) dhe një seri bisedimesh publike Përshëndetje Nga Ana Tjetër : Europa, Migracioni, dhe Rrobat e reja të Perandorit.