ARDI KARANXHA
Koordinator, rajoni Korçë / Sektori i Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog në rajone
Ardi Karanxha ka mbaruar studimet Master Shkencor në Filozofi Sociale, në vitin 2012, pranë Universitetit “Fan S. Noli” në fakultetin e “Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane”. Ciklin e dytë të studimeve, Master Profesional, e ka përfunduar në Histori-Gjeografi, në vitin 2019 në Universitetin “Fan S. Noli” pranë fakultetit të “Edukimit dhe Filologjisë”. Në vitin 2010, është diplomuar në Bachelor, në degën Filozofi-Sociologji, në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit “Fan. S. Noli”.
Në vitin 2011 ka punuar si anketues pranë INSTAT. Në vitin 2012 dhe në vazhdim, ka punuar si mësues i lëndëve shoqërore pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore Korçë. Ardi ka qenë autor i dy ekspozitave personale në gjininë e karikaturës, në periudhën 2017 – 2018.
Ideator dhe realizues i përmbajtjes figurative – “Dashuria për natyrën – një rrugë drejt eko-qytetarisë”, i realizuar në kuadër të projektit “Shkollat për Shëndetin” i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Save the Children, në periudhën nëntor – dhjetor 2022. Pjesëmarrës në disa edicione të ekspozitave kombëtare: “Ditët e Mios” dhe “Pranverart” dhe në Koloninë Ndërkombëtare të Artit në Strugë të Maqedonisë së Veriut.
Ardi i është bashkuar stafit të COD në nëntor të vitit 2024 dhe mban pozicionin e Koordinatorit të Qendrës për Hapje dhe Dialog, Rajoni Korçë.