Englantina Imeraj-03

EGLANTINA IMERAJ
Koordinator, rajoni Vlorë / Sektori i Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog në rajone


Eglantina Imeraj ka përfunduar studimet e larta (2006-2010) në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi dhe zotëron master profesional në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Redaktori.

Ajo ka punuar shumë vite në mediat lokale të qytetit të Vlorës, në pozicionin e gazetares së terrenit, spikere e edicionit informativ, moderatore e emisioneve të ndryshme dhe kryeredaktore, duke ndjekur edhe një sërë trajnimesh në sektorin e medias.

Në periudhën kohore 2013-2017 ka qenë korrespondente për Qarkun e Vlorës në Televizionin Vizion +.

Ka punuar në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme si mësuese e lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, si edhe në pozicionin e marrëdhënies me publikun në institucionin e Postës Shqiptare, Vlorë.

Përpara se të bëhej pjesë e stafit të COD, ajo punonte në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në pozicionin Specialiste /Asistente e Rektorit. Aktualisht është anëtare e Këshillit Bashkiak të Vlorës, në mandatin e saj të dytë.

Eglantina i është bashkuar stafit të COD në shkurt të vitit 2024 dhe mban pozicionin e Koordinatores së Qendrës për Hapje dhe Dialog, Rajoni Vlorë.