Ekspozitë

196645053_1448961412110663_9098639591414510236_n

E PASHMANGSHME
Robert Aliaj Dragot

 

Simboli dhe antisimboli 

Simbologjia sociale vjen si formë etiketimi e përcaktuar brenda një strukture komplekse, të cilën ne e quajmë shoqëri. Si një bërthamë lëvizëse dhe kontradiktore, kjo formë është e përkthyer në mur real nga artisti, duke e përfshirë veten në simbol mbi simbol, si formë-antiformë dialoguese, e cila ridiskuton sensin e simbologjisë konceptuale.

Përplasja si puthje

Në fund të shekullit të 20-të njeriu e zbuloi veten duke hedhur poshtë shumë mure ideologjike, kulturore dhe komunikimi. Për rrjedhojë, edhe arti ishte elementi thelbësor përfshirës në ndryshimin estetiko-mendor. Figura e artistit u kthye në urë komunikimi ndërmjet reales dhe së padukshmes, ndërmjet demagogjisë dhe lirisë së mendimit, ndërmjet klasikes dhe formave surreale apo futuriste. Artisti ishte dhe do të mbetet e vetmja përplasje si domosdoshmëri për të rikthyer lirinë e komunikimit si akt suprem human.

“E PASHMANGSHME” është akti i një përplasjeje si puthje.

Kurator: KLOD DEDJA

Artisti ROBERT ALIAJ DRAGOT lindi më 1960 në Tiranë. Ai jeton dhe punon në Bruksel dhe Tiranë. 

Robert Aliaj Dragot është një artist eksperimentalist multidisiplinor i arteve bashkëkohore, i cili e fillon hulumtimin e tij krijues me mediumin e pikturës përgjatë periudhës komuniste të viteve ’80-’90, duke ekspozuar nëpër evente të rëndësishme ndërkombëtare në Europë. Në fund të viteve ’90, pas një karriere të gjatë si këngëtar i muzikës pop, ai e zhvilloi karrierën e tij si artist vizual, duke kaptuar ngjarje tronditëse sociale të atyre viteve tranzicionesh politike në vend dhe rajon. Puna e Dragotit është multidimensionale. Ai eksperimenton në teknika të ndryshme, si fotografia, televizioni, filmi, performanca, instalacioni, imazhet lëvizëse, animacionet, tingujt dhe piktura bashkëkohore. Subjektet e pikturave të tij variojnë zakonisht nga politika sociale në Shqipëri dhe Ballkan, kontrastet sociale, dhuna, drama emigratore, gjer te ridiskutimi i lirisë së individit në shoqëritë e brishta.

Foto

Video

youtube