ERJO

ERJO MILE
Përgjegjës Sektori


Erjo Mile përfundoi studimet Bachelor në degën Sociologji dhe Master i Shkencave në drejtimin “Sociologji e Zhvillimeve Shoqërore” në Universitetin e Tiranës, ku ka qenë pjesë e Rrjetit të Studentëve të Ekselencës. 

Është angazhuar si kërkues i jashtëm për OJF të ndryshme dhe ka realizuar disa studime me fokus çështjet sociale dhe të rinjtë. 

Nga viti 2014 ka punuar si trajner për “Politikat Vendore” pranë Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri.  

Në moshën 16 vjeçare u dallua si një aktivist duke marrë pjesë në trajnime të ndryshme zhvilluar nga organizata lokale dhe ndërkombëtare. 

Pjesëmarrës në tre turne’ debati ku është vlerësuar si folësi më i mirë dhe, më pas ka shërbyer si trajner për realizimin e debateve “Karl Popper” dhe “Formatit Parlamentar Britanik”. 

Pjesë e ekipit COD nga maji i 2018 në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Hapjes për Risi Rinore.