Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Prishtina Film Fest – Film Dokumentar “Human”

July 8, 2016 @ 6:00 pm - 9:00 pm

human

Filmi dokumentar Human pati premierën botërore në festivalin e Venecias në vitin 2015,
ndërkohë në prill, gjate edicionit të 8të të Prishtina International Film Festival (PriFest) u
dha premiera regjionale e tij në Prishtinë, Kosovë, dhe tani PriFest e sjell në Tiranë në
bashkëpunim dhe me përkrahje të Bashkisë Tiranë, Reja dhe COD.

SINOPSIS I SHKURTËR

“HUMAN” është një përmbledhje e tregimeve të imazhit të botës sonë, e cila koncentrohet
në thelbin e asaj çka do të thotë të jesh njeri. Nëpërmjet këtyre historive plot dashuri dhe
lumturi, si dhe urrejtje e dhunë, “HUMAN” na sjell ballë për ballë Tjetrin, duke na bërë të
reflektojmë mbi jetën tonë. Që nga historitë e përvojave të përditshme, deri në momentet
më të pabesueshme të jetës, këto personazhe teksa takohen ndajnë një sinqeritet të rrallë
dhe nënvizojnë kush jemi – anën tonë të errët, por edhe ajo që është më fisnike për ne, dhe
në të njëjtën kohë çfarë është universale. Toka jonë shfaqet në formën e saj më sublime
përmes imazheve ajrore të papublikuara kurrë më parë, kjo e shoqëruar me muzikë
relaksuese, duke rezultuar në një himn mbi bukurinë e botës dhe duke siguruar një
moment që të lë pa frymë dhe të bën të reflektosh.

Trailer: https://www.youtube.com/watch?v=0-Retnj3TsA&index=2&list=PLEgA6bEeal3yX8F-YPUR7o2U_i38YJ6Jb

Details

Date:
July 8, 2016
Time:
6:00 pm - 9:00 pm

Venue

COD Forumi
Bulevardi "Dëshmorët e kombit", 1
Tiranë, Albania
+ Google Map