NO ART ZONE – Vladimir Myrtezai

NË BASHKËPUNIM ME NOEL MYRTEZAI

Kurator / Curator: Helidon GJERGJI

Dizajner / Designer: Nikola SENJO

COD 2025


Ekspozita vetjake “No art zone” e artistit Vladimir Myrtezai synon të risjellë në vëmendje një nga zërat e parë më të veçantë dhe domethënës të artit bashkëkohor shqiptar. KëshKështu, frymëmarrja është më e lirë edhe pse më e rrezikshmetistit, që fillimisht sfidoi paradigmën e artit të “Realizmit socialist” si instrument ideologjik. Më tej, me ndryshimin e sistemeve, Myrtezai nuk ia lejoi vetes të bëhej pre e narrativave shpesh herë të ngurta të artit bashkëkohor, që rëndom kthehen në një “liri” të institucionalizuar. Për Myrtezain, ky projekt shërben si një laborator ku arti mund të vdesë për t’u rilindur, një zonë ku publiku hyn pa garanci të paramenduara. Është një hapësirë që nuk ofron komoditet, por një sfidë: A mundet apo si mundet të ekzistojë arti kur çdo kornizë është rrëzuar?
Ekspozita do të përfshijë një konfigurim të shumëfishtë të praktikës së tij – instalacione, video dhe piktura – të menduara si situata perceptimi, që ftojnë vizitorin të përjetojë një hapësirë ku arti nuk është me “A” të madhe, por artikulohet si një seri gjestesh provokuese, përmes gjuhës së përbashkët të mediumeve të ndryshme, që sfidojnë kufijtë e leximit konvencional të artit. “No art zone” është shumë më tepër se një ekspozitë me vepra arti, është një platformë – pistë ku arti është herë pilot e herë pasagjer, që në të dyja rastet zbret e ngjitet pa rripat e sigurimit. Kështu, frymëmarrja është më e lirë edhe pse më e rrezikshme.

Çelja e Ekspozitës / Opening

Expo View