TEMPO

Në këtë ekspozitë, Jakup Ferri sjell në dialog dy shtresa të forta të përvojës njerëzore: imagjinatën dhe kujtesën. Përmes pikturës dhe tekstilit – dy media që i trajton me delikatesë dhe vendosmëri – ai na udhëheq në një botë ku kufijtë ndërmjet realitetit dhe përrallës treten.

Figura njerëzore, shpesh e vendosur në situata të pazakonta apo të ngjashme me lojëra, shoqërohet me forma kafshësh, objekte shtëpiake, ose arkitektura që duken si ëndrra të papërfunduara. Por pas kësaj gjuhësie vizuale naive e poetike, qëndron një logjikë bashkëpunimi dhe qëndrese: shumë nga tekstilet janë realizuar në bashkëpunim me gra artizane nga Kosova dhe rajoni, duke përfshirë në aktin artistik komunitete që rrallë herë janë pjesë e hapësirave muzeale.

Në këtë mënyrë, Ferri nuk i shikon tekstilet si thjesht material ose ornament. Ato janë vepra kolektive, që mbartin gjurmë njerëzore dhe kohore, dhe e zgjerojnë autorësinë përtej studios. Çdo fill i qëndisur është një dëshmi e kalimit të dorës mbi kujtesën – dhe e faktit se tradita, kur përjetohet si proces, nuk është pengesë për bashkëkohoren, por gjeneza e saj.

Ekspozita është një ftesë për të parë përmes syve të një bote që nuk është as totalisht personale, as totalisht e huaj – por një botë që na përket të gjithëve: e endur, e vizatuar, e jetuar.

***

This exhibition is an invitation to look into a world that is neither entirely personal nor entirely foreign – but one that belongs to all of us: woven, drawn, lived.

Teksti Kuratorial / Curatorial text: Jetona KOÇIBELLI

Dizajner / designed by: Nikola SENJO


ÇELJA E EKSPOZITËS

EXPO-VIEW