ENZO CUCCHI
I soli di tutte le terre / Diejt e gjitha tokave
Un progetto dell’Istituto Italiano di Cultura di Tirana
Një projekt i Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
Nën kujdesin e
Spazio Taverna
6 qershor – 5 korrik 2025
Ekipi kuratorial
Marco Bassan
Ludovico Pratesi
Chiara Lorenzetti
Instituti Italian i Kulturës
Alessandro Ruggera
Identiteti vizual dhe katalogu
Tricromia
Dizajni dhe Grafika
Nikola Senjo
Teksti Kuratorial
Enzo Cucchi është një nga figurat më të rëndësishme të pikturës italiane bashkëkohore. I lindur në rajonin e Markeve, ai ka ndërtuar një botë vizuale të thellë dhe të fuqishme, ku bashkëjetojnë magjia dhe kujtesa, drita dhe errësira, shpirtërorja dhe materia.
Në veprën e tij, vendlindja nuk është thjesht një hapësirë gjeografike, por një forcë e gjallë që përshkon çdo imazh. Rrënjët e tij markeze shndërrohen në vizione poetike dhe të mbushura me vegime: peizazhe të zhveshura, kafka, zjarr, figura misterioze. Veprat e tij flasin për një Itali që ëndërron të ardhmen, por mbetet e lidhur me mitet e saj, me ritet fshatare dhe me bukurinë e së shenjtës.
Ekspozita hapet me katër piktura simbolike nga vitet ’80: kjo sallë e kuruar në këtë mënyrë është një rast unik për të parë të bashkuara vepra që vijnë nga një periudhë veçanërisht e rëndësishme për rrugëtimin artistik të Cucchit (1979-1986), periudhë në të cilën formësohet imagjinata e tij tashmë lehtësisht e dallueshme. Imazhet e tij rrëfejnë një shpirtëri të lirë, jashtë kanoneve zyrtare, që na fton të besojmë në mrekullitë e fshehta të gjërave të thjeshta.
Salla e dytë i kushtohet marrëdhënies së tij me vendlindjen. Seria e peizazheve nga Markët shfaq një anë më intime dhe kontemplative. Artisti paraqet fshatra, vende reale dhe sentimentale, të shndërruara në ikona personale.
Së fundi, korridori i gjatë me mbi njëzet vizatime të papublikuara më parë thekson se kreativiteti i Cucchit është një rrjedhë e pandërprerë, një vizion i vetëm e i gjatë, ku çdo imazh lidhet me tjetrin që vjen pas.