RUDINA SHQALSI
Koordinator, rajoni Shkodër / Sektori i Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog në rajone
Rudina Shqalsi ka mbaruar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në degën: “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi”.
Ka një përvojë gati 30 vjeçare ne fushën e arsimit, ku ka punuar 20 vite në mësimdhënie dhe 10 vite si drejtuese gjimnazi. Përgjatë karrierës së saj, ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime që kanë bërë të mundur ngritjen e saj profesionale në aspektin e mësimdhënies, drejtimit e menaxhimit të institucionit arsimor, ku gjithashtu ka qenë pjesë e projekteve dhe e organizimit të aktiviteteve të ndryshme.
Rudina i është bashkuar stafit të COD në shkurt të vitit 2024 dhe mban pozicionin e Koordinatores së Qendrës për Hapje dhe Dialog, Rajoni Shkodër.