Dorentina Xhafa

DORENTINA XHAFA
Specialist 


Dorentina Xhafa ka kryer studimet e larta në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2008. Më pas ka përfunduar studimet Master i Nivelit të Dytë në gjuhësi në vitin 2011. Pranë të njëjtit fakultet ka mbrojtur doktoratën në kërkime gjuhësore në vitin 2019.

Ka punuar si mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në shkollë të mesme dhe si mësuese e gjuhës angleze në shkollë 9-vjeçare e të mesme. Ka punuar si redaktore gjuhësore pranë Qendrës për Përkthim dhe Kualifikim të shtëpisë botuese “Dituria” dhe më vonë pranë shtëpisë botuese “Albas”. Së fundmi ka dhënë mësime të gjuhës shqipe për të huajt.

I është bashkuar stafit të Qendrës për Hapje dhe Dialog në dhjetor të vitit 2020.