Portrait © Tami Notsani

E lindur në Haifa më 1972, Tami Notsani jeton e punon në Paris dhe Izrael. Ajo u diplomua nga Fresnoy në Turcoing dhe në Akademinë e Arteve të Bukura Bezalel në Jeruzalem. Artistja ekspozon rregullisht në Francë dhe jashtë saj. Ekspozitat e fundit janë shfaqur në Mamco – Gjenevë, Nuit blanche – Paris, MNHA, Luksemburg, Muzeu i Artit Ashdod – Izrael, MUCEM – Marsejë 2013. Notsani ka marrë pjesë në disa rezidenca artistësh dhe është nderuar me çmime të shumta. Puna e saj është pjesë e disa koleksioneve në Europë, SHBA dhe Izrael.

Praktika e artit tim fotografik është e rrënjosur në portrete dhe peizazhe. Duke zbuluar marrëdhënien mes identitetit, kulturës, territorit dhe vendit, më së shumti dokumentoj imazhe nga ngjarjet, përvojat dhe pasazhet e jetës.

 

Qofshin vende të njohura apo familjare, të frymëzuara nga njerëzit dhe ajo që i rrethon, arrij ta kuptoj menjëherë, ndaj shumë nga projektet e mia ndjekin transformimin e subjektit për një periudhë të gjatë kohe. Eksplorimi i imazhit fotografik, fotografimi dhe përsëri fotografimi i të njëjtit subjekt herë pas here, zbulon një gjendje themelore njerëzore në një shoqëri gjithnjë në ndryshim. 

Duke filluar nga pamjet arkivore të ditëve të shkuara ose nga fotografitë tradicionale dhe filmi, te mediat e sotme digjitale dhe aplikacionet e tyre të ndryshme sociale, aksesi i publikut gjithashtu, pyes veten se si ne i shkëmbejmë, i publikojmë dhe i ndajmë imazhet personale në lidhje me hapësirën publike e private, dhe se si ndikon kjo në mënyrat se si i përcjellim imazhet rreth asaj se kush jemi dhe prej nga kemi ardhur.

Punimet e mia të fundit shfaqin performanca pjesëmarrëse dhe instalacione, ku spektatorët bëhen pjesë aktive në zhvillimin e projektit.