Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin e Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Qendrës për Hapje dhe Dialog, (COD) (1), Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
- Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.
- Njek në mënyrë të vazhdueshme thirrjet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me rininë dhe i raporton ato tek eprorët.
- Ideon dhe harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme, ose ndihmon në këto procese.
- Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
– Të ketë mbaruar studimet universitare;
– Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
– Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
– Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
– Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.
– Parapëlqehet të ketë punuar ose të ketë kryer intership në organizata rinore, apo organizata ndërkombëtare.
– Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme për ҫështje që lidhen me rininë do të përbënin një vlerë më shumë.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit: rigirei.kaloci@kryeministria.al, këto dokumenta:
– Letër interesi për pozicionin;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Dy letra rekomandimi;
– Numër kontakti dhe adresë e-maili.
* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 30 maj, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).