[vc_row][vc_column][vc_column_text]
Linja “Krijimtaria e bashkëpunëtorëve të COD”
Më 2 qershor 2017, në forumin e COD u zhvillua prezantimi i librit “Aventurat e Piterit” i autorit Xhuljan Ferzaj. Ferzaj ka qenë bashkëpunëtor i COD dhe ka ndihmuar në hapjen e tij me punën në bibliotekë e komunikimin me vizitorët.
Autori i ri për fëmijë bashkëbisedoi për librin me të ftuarit dhe nxënës të shkollës “Dora D’Istria”, Tiranë. Takimi u moderua nga Xhensila Luka. Edhe miq e të njohur të shkrimtarit diskutuan për krijimtarinë për fëmijë e projektet e tij të ardhme.
Në mbyllje të takimit, autori shpërndau libra për të pranishmit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery type=”image_grid” images=”3271,3272,3274,3278,3277,3275,3276,3273,3279″ img_size=”315×220″][/vc_column][/vc_row]